Material ekskluziv i "Zërit të Amerikës"

NË PERIFERI

zëri i qyteteve të vogla dhe fshatrave amerikanë

Pavarësisht shqetësimeve të mëdha në Uashington, administrata e presidentit Donald Trump vazhdon të gëzojë mbështetje të fortë në bazë, veçanërisht në zonat rurale të Amerikës dhe ato me popullsi të bardhë. Këta janë “burrat dhe gratë e harruara”, të cilëve presidenti i ri u ka premtuar shumë. Ata që mendojnë se administratat e fundit kanë qenë shumë të përqëndruara tek të ashtuquajturat elita urbane. Gazetarët e “Zërit të Amerikës”  shkuan së fundmi në një sërë kontesh rurale në pjesën e sipërme të Lumit Mississippi, ku votuesit nga “blu” (demokratë) janë kthyer në “të kuq” (republikanë); nga mbështetësit e demokratit Barack Obama, u kthyen me republikanin Donald Trump, në vitin 2016. Gazetarët biseduan me fermerë, marangozë, punëtorë fabrikash dhe pensionistë të komuniteteve të pakënaqura, me të bardhë, të krishterë, njerëz të shtresës së mesme, ata që kërkonin ndryshim dhe që ishin të lodhur prej sistemit. Këto janë historitë e tyre.

Me fjalët e tyre