Elleen McLaughlin, e cila punon si infermiere, i siguron vetë perimet, por shpesh i duhet që një pjesë të mirë të ushqimeve ta blejë në dyqane të leverdisshme si "Dollar Store".
Në zonat rurale në perëndim të Ilinoisit, pranë rrëpirave dhe kodrave përgjatë Lumit Mississippi, disa fermerë kanë ngastra të vogla toke ku mbjellin ushqimet që konsumojnë vetë. Ata blejnë pak gjëra shtesë në dyqane si “Dollar Store”, ku Elleen McLaughlin shkon gjithmonë me nipërit dhe mbesat.
“Ne mbajmë dhi”, thotë ajo, “Ca i shesim, ca i mbajmë.”
Gjatë stinës së pranverës dhe verës, Elleen dhe familja e saj, mbjellin perime në kopsht. Megjithatë, atyre u duhet të blejnë sërish ushqime në dyqan, kryesisht gjatë dimrit, kur nuk rrisin dot produktet e tyre.
të zhgënjyer nga obama
McLaughlin punon si infermiere, por kujdeset gjithashtu për tre nga katër mbesat e saj në shtëpi. Kujdesi ndaj shëndetit ka qenë gjithmonë një problem i rëndësishëm për të. Ka qenë e kënaqur që Presidenti Obama u përpoq t’i jepte zgjidhje këtij problemi, por nuk mbeti aspak e kënaqur me rezultatet.
“Obama u përpoq të bënte më të mirën, por unë thjesht mendoj gjithsesi se ai bëri më të mirën,” thotë ajo.
Ka shumë gjëra nga programi Obamacare që nuk i pëlqejnë. Kushton shumë, 400 dollarë në muaj dhe rregullat e paketës nuk e lejojnë të shkojë tek i njëjti doktor që e ndjek prej shumë vitesh dhe e njeh shumë mirë historinë e saj të shëndetit.”
Elleen shpreh një shqetësim që e kanë shumë të tjerë në zonat rurale përgjatë bregut të sipërm të Lumit Missisipit, se premtimi që njerëzit mund të mbanin doktorët e tyre doli se nuk ishte i vërtetë.
Pjesa më e madhe e votuesëve në Kontenë Henderson që e kishin mbështetur Presidentin Obama, zgjodhën republikanin Donald Trump nëntorin e kaluar. McLaughlin është një ndër shumë njerëz që kthyen sytë nga ai për të zgjidhur problemet që ka vendi.
Pjesa më e madhe e votuesëve në Kontenë Henderson që e kishin mbështetur Presidentin Obama, zgjodhën republikanin Donald Trump nëntorin e kaluar. McLaughlin është një ndër shumë njerëz që kthyen sytë nga ai për të zgjidhur problemet që ka vendi.
“Vendi ndodhet në një situatë të vështirë, pasi nuk kemi pasur politikanët për të cilët kemi pasur nevojë”, thotë Elleen.
Duke qenë shumië i pasur, mendon kjo zonjë, Presidenti Trump nuk kontrollohet nga grupe politike dhe korporata të fuqishme, të cilat kanë sponsorizuar fushata të tjera.
“Nuk ishte kësisoj i detyruar t’i jepte askujt llogari,” thotë ajo. “Nuk ishte i detyruar ta gënjente popullin sepse nuk ishte asnjë mbrapa tij që t’i thoshte ‘Duhet t’u thuash njerëzve këtë gjë, nëse do mbështetjen time’. Amerikës i duhej një njeri i tillë, i pavarur dhe që dëshiron ta kthejë vendin aty ku duhet të jetë.”
Teksa shumë gra në të gjithë vendin, përfshirë ato amerikane, mbështetën ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clintonin për presidente, McLaughlin e shikon gjininë e saj si një arsye për të mos e votuar.
“Vendi nuk është gati për një presidente grua në këtë moment,” thotë ajo. “Shumë vende nuk e shikojnë gruan si të fuqishme dhe do kishte qenë problem i madh për ne. Do na kishte futur në luftë, ku me shumë gjasa do të kishim humbur shumë”.
Një tjetër çështje që e shqetëson Elleen është edhe imigracioni. Ka shumë pak imigrantë në zonat rurale, por McLaughlin thotë se ka pasur aktivitet të jashtëligjshëm ku janë përfshirë imigrantët në qytete më të mëdha aty pranë, ku shpesh fabrikat u japin atyre pagesa qesharake.
“Shumë prej tyre nuk paguajnë taksa,” thotë ajo. “Marrin paratë dhe i çojnë në shtëpi. U duhet kërkuar llogari. Nëse ne punojmë dhe paguajmë taksa, edhe ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë.”
Ndonëse disa imigrantë punojnë për para në dorë dhe nuk paguajnë taksa, shumë prej tyre që punësohen në fabrika duhet të paraqiten atje me një numër të Sigurimeve Shoqërore, kësisoj taksat federale dhe ato të shtetit mbahen direkt nga rrogat.
Advokuesit e imigrantëve thonë se shumë punonjës pa letra kurrë nuk plotësojnë formularët e taksave dhe për rrjedhojë, kurrë nuk e raportojnë shumën që u mbahet nga rroga. Por koncepti i imigrantëve që nuk paguajnë taksa është shumë i përhapur në këto anë.
McLaughlinin e shqetëson gjithashtu një tjetër aspekt i imigracionit, që përmendet shpesh këtu… që shumë prej imigrantëve në moshë madhore nuk flasin anglisht.
“Nuk më shqetëson fakti që jetojnë këtu,” thotë ajo, “por nëse nuk flasin dot anglisht dhe varen nga një 6 vjeçar që i përkthen, ky është një problem shumë i madh.”
Kur theksohet fakti se të moshuarit stërmundohen për të mësuar gjuhën, McLaughlin bie dakord, por sugjeron që shkollat të ofrojnë programe për t’u mësuar emigrantëve gjuhën angleze. Por nuk di të thotë se si mund të financohet një program i tillë, në një kohë që, siç thotë ajo, “shteti i Ilinoisit nuk ka kokërr leku” dhe Presidenti Trump do që të shkurtojë shpenzimet federale.
Por prapë ajo ka besim te presidenti i ri dhe mendon se njerëzit duhet t’i japin atij një mundësi për t’i zgjidhur këto probleme.