Material ekskluziv i "Zërit të Amerikës"

Racizmi në Amerikë

Qëkurse lançoi fushatën e tij për t’u zgjedhur president, Donald Trump vendosi shenjën e barazimit midis imigrantëve dhe krimit. Edhe kur flet për afro-amerikanët dhe latinët, ai e çon prapë bisedën te krimi. Edhe pse faktet tregojnë që nuk ka një lidhje reale midis tyre, ky koncept i tij gjen mbështetje në Tampico, Ilinois, kur 99.74 përqind e banorëve janë të bardhë.

Transcript:

Ky është Tampico, Illinois, vendlindja e Ronald Reganit. Nuk jam dakord me 100 përqind të gjërave që ka bërë, por ne këtu jemi gjithsesi krenarë për të.

Jam 58 vjeç. Kurrë nuk e kam parë kaq të ndarë vendin sa këto tre vitet e fundit. Njerëzit po sillen si racistë karshi njëri-tjetrit. Por jemi te gjithë amerikanë. Po të ndiqnim të njëjtat rregulla, nuk do të ishim në këtë gjendje.

Po, të gjithë jemi të shqetësuar, por nuk do të sillem ndryshe me ty nëse je meksikan-amerikan apo afro-amerikan. Të gjithë janë amerikanë. Nuk ka rëndësi çfarë race je, për sa kohë je nënshtetas amerikan. Po më respektove, të respektoj. Nëse shkon e vjedh të tjerët, i bie që s’ke respekt për ta, apo jo? Nëse i qëllon me armë, do të thotë se nuk i respekton. Apo jo? A duhet të kem respekt për atë që më ka plaçkitur?Jo.

Policia, ligjet, po sulmohen. Nëse nuk u përmbahemi dot rregullave dhe nuk respektojmë forcat e rendit, kjo ndodh ngaqë nuk kemi respekt për ligjin.

Është kjo një luftë raciale? Bëhet e tillë. A mund ta ndryshojmë këtë? E vetmja gjë që mund të bëjmë ne, është të shpresojmë e lutemi që të mund t’i ndryshojmë gjërat.

—Bonnie Anderson, pronare lokali

Tampico, Illinois