Material ekskluziv i "Zërit të Amerikës"

E ardhmja e Fermave

Agrikultura në Amerikë është një lojë e vjetër e njeriut, që ka ardhur duke u përmirësuar. Gati dy të tretat e fermerëve amerikanë janë mbi 55 vjeç e lart. Pjesërisht për shkak se të rinjtë i josh jeta e qytetit. Pjesërisht për shkak të shkrirjes së fermave të vogla në korporata, të cilat e kanë ndryshuar disi panoramën e jetës në fshat.

Transcript:

Familja e gjyshit ndërtoi këtë fermë dhe babai im e trashëgoi. Mund të përfitoj prej kësaj, po të dua. Pyetja është a dua apo të merrem me fermën. Ky ekuacion ka shumë të panjohura; çfarë do të ndodhë me ekonominë tonë. Kështu që, një pjesë e imja do që të shkojë të diplomohem, duke krijuar njëfarë sigurie, sigurime shëndetësore, ajo siguria që e ke një të ardhur, sepse kur ke një biznes tëndin, nga ta dish në do fitosh apo do humbasësh para. Dhe sigurisht, nuk je i siguruar për shëndetin.

Ky është problemi i fermës; je me fat po munde të paguash sigurime shëndetësore kur je i vetpunësuar. Për mendimin tim, shërbimi shëndetësor duhet t’u sigurohet të gjithëve, kundrejt një pagese të përballueshme. Çka nuk po ndodh aktualisht. Në këtë drejtim, gjërat janë të frikshme.

Brezi im nuk e ka të qartë ku po shkon vendi. Ideja se kur punon fort mund t’i lejosh vetes një jetesë të mirë, të ndërtosh një familje, të sigurosh të ardhura për veten dhe familjen… kjo ide është e kërcënuar në këto momente.

Çdo natë vij këtu dhe bisedoj me gjyshin. Edhe ai kur ishte në moshën time, kishte të njëjtat shqetësime dhe pikëpyetje. Ishin vitet ’30-’40 dhe gjërat ishin, jo si tani, por të ngjashme, në kuptimin që askush nuk e dinte se çfarë do ndodhte. Ndaj dua të dëgjoj prej gjyshit se çfarë mendonte ai kur ishte i ri, për drejtimin që po merrnin gjërat.

—Connor McCormick, fermer

Mayville Township, Minnesota