Material ekskluziv i "Zërit të Amerikës"

Një Amerikë e Fortë

Administrata e Trump po bën çmos për të mbajtur premtimet për fuqizimin e ushtrisë amerikane. Teksa votuesit e presidentit të ri i mbështesin këto përpjekje, kritikët pyesin veten se si do të ndihen kur të shkurtohen fondet për mirëqënien sociale apo programe të tjera, për të mundësuar fuqizimin e ushtrisë. Por një mbështetës në Annawan, Ilinois, është i kënaqur me veprimet e ndërmarra nga Presidenti Trump.

Transcript:

Puna me kuajt është arsyeja pse ngrihem në mëngjes. Nuk është njësoj si të rrish në shtëpi dhe të mos bësh asgjë. Është një punë që të mban në lëvizje. Duhet të punosh shumë me kuajt që të jenë gati për garë.

Na duhet një ushtri e fortë. Duhet të tregojmë se jemi udhëheqës të fortë. Sepse kur nuk je i  fortë, të tjerët do të përfitojnë prej teje.

Nuk them se duhet ta bëjmë luftë. Por duhet të tregojmë sa të fuqishëm jemi. Dhe për këtë, duhet të kesh një ushtri të fortë mbrapa, që të të mbështesë. Po të jesh i dobët, të mos jesh i mbrojtur aty ku je më i dobët, ke për ta paguar shtrenjtë.

Kur Regani erdhi në pushtet, ai e ngriti ushtrinë dhe çfarë bëri Rusia? U tërhoq.

Po shpenzojmë shumë para përtej detit. Kemi hedhur triliona dollarë në atë luftë. Dhe çfarë përfituam? Po u japim ndihmë ekonomike gjithë atyre vendeve. Dhe çfarë kemi marrë mbrapsht si shpërblim? Asgjë. Nuk ia vlen të shpenzosh vërtet para atje. Duhet t’u thuash “mjaft” atyre njerëzve.

—Bill Croegaert, punonjës fabrike në pension

Annawan, Illinois