Jam pronari, botuesi dhe kryeredaktori i një gazete të përjavshme në një qytet të vogël, të quajtur Mount Carroll. Është vërtet shumë i vogël, me vetëm 1600 banorë.
Buka jonë e përditshme janë ngjarjet lokale. Njerëzit me të cilët më lidh puna, e kjo konte ka shumë banorë, kanë prirjen të mos besojnë asgjë. Duke mos besuar asgjë nga ato që rrjetet sociale publikojnë, lexuesit nuk kanë besim as në lajmet e mediave kombëtare apo gazetave më në zë, si New York Times, Washington Post apo Chicago Tribune.
Njerëzit bëjnë shaka dhe më thonë, ‘Oh, lajme të rreme janë ato, Bob?” ose “Nga ta di unë se nuk janë fakte alternative?’. Tallen. I bëjnë jehonë atyre çka dëgjojnë në televizor për lajmet e rreme.
Kujt jeton në zonat rurale i është mbushur mendja se nuk mund t’u zënë bese informacioneve që botohen në nivel kombëtar. Por ky mosbesim është ngjitës dhe i bën të jenë dyshues edhe për median lokale.
Këtë mungesë besimi nuk e kanë shprehur haptazi për median lokale, vetëm bëjnë ndonjë shaka. Por shakaja është gjysma e së vërtetës dhe kjo tregon se ata po e mendojnë këtë në kokën e tyre. Dhe pyet veten deri në ç’pikë mund të arrijnë me mungesën e besimit. Kam frikë se do kemi të njëjtin fund si mediat kombëtare.