Kam që nëntë vjeç që jetoj në këtë qytet. Në vitet ’60-’70 qyteti lulëzonte. Kishte dyqane veshjesh. Kishte dyqane këpucësh. Dyqane pajisjesh elektronike. Kishte berber. Restorante. Të dukej sikur ishe në qendër të Chicagos.
Vija këtu kur isha i vogël. Prindërit më sillnin për të prerë flokët. Kur hapje derën, do të shikoje 10, 13 njerëz që prisnin radhën ulur në karrige, duke biseduar për ato që u kishin ndodhur gjatë ditës.
Sot, dyqanet janë mbyllur dhe njerëzit kanë ikur. Ndihem pa fund i trishtuar. I trishtuar se të gjitha dyqanet janë mbyllur dhe ndërtesat janë boshatisur. Ky duket si një qytet fantazmë tani.
Rreth e rrotull do të shikoni vetëm të moshuar dhe jo shumë të rinj. Këta të fundit kanë ikur të gjithë, sepse këtu nuk kanë çfarë të bëjnë.
Më pëlqen ende ky vend. Më pëlqejnë qytetet e vogla. Do rri këtu deri në fund të jetës.