Josh Kness, një shitës në Home Center në Mount Carroll u ka ardhur në ndihmë fermerëve të zonës me gjithçka u është dashur atyre.
“Si mund t’ju ndihmojmë sot?”, pyeti shitësi Josh Kness fermerin teksa ai i afrohej sportelit. Fermeri po kërkonte disa bulona me përmasa të ndryshme dhe Knessi iu përgjigj kësaj porosie brenda pak minutave.
Gati çdo ditë të javës në Amerikën rurale gjen fermerë në dyqanet që tregtojnë materiale të ndryshme apo ofrojnë shërbime.
Në Mount Carroll, Illinois, qendra Mount Carroll Home, III. shet disa produkte për të rregulluar një shtëpi, por gjithashtu edhe një gamë të gjerë materialesh, veglash dhe aksesorësh për fermat.
Knessi u ka ardhur në ndihmë fermerëve me gjithçka u është dashur atyre 15 vitet e fundit. Duke qenë se është rritur këtu, ai e kupton mjaft mirë fermën si biznes.
Qendra Mount Carroll Home in Mount Carroll, Ill., shet disa produkte për të rregulluar një shtëpi, por gjithashtu edhe një gamë të gjerë materialesh, veglash dhe aksesorësh për fermat.
“Blejnë materiale për gardh, tela me gjemba, kangjella, spango dhe bulona,” thotë ai, “gjithçka që u duhet për të nisur nga puna.”
Por rënia e çmimit të shitjes së grurit gjatë dy viteve të fundit i ka lënë në vend numëro fermerët, sipas Knessit, por kjo ka pakësuar gjithashtu shitjet në dyqan.
“Është fare e thjeshtë. Nëse ata nuk fitojnë para”, thotë ai, “atëherë nuk blejnë. Po kursejnë. Nuk po riparojnë më gardhet aq shpesh dhe nuk po blejnë materiale të reja.”
Qytetet e vogla në zonat rurale i mbajnë shpresat te fermerët e zonës për të plotësuar nevojat e tyre ditore.
Nëse fermerët pakësojnë shpenzimet, efektet i ndjejnë gjithë të tjerët, përfshirë dyqanin me produkte për ushqim dhe fertilizim, teknikun që analizon tokën, veterinerin, dentistin e zonës, farmacistin, ushqimoren si dhe shitësin e makinave dhe kamionëve.
Por Knessi thotë se fermerët në kontenë e Carrollit e kanë pranuar këtë stanjacion si një pjesë të natyrshme të jetës në agrikulturë dhe i kanë hedhur sytë nga një e ardhme më e begatë”.
Edhe në Mount Carroll, si kudo tjetër, ka një përkujtimore të Luftës Civile amerikane. Gjatë kësaj lufte, gjykata shërbente gjithashtu si kazermë për trupat ushtarake të kontesë.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në shpenzimet e kursyera të fermerëve, thotë Kness, është pasiguria e krijuar vitin e kaluar gjatë zgjedhjeve presidenciale.
Kness thotë se fitorja e Presidentit Trump i tronditi shumë njerëz.” Por përsëri, mendon ai, shumë njerëz, madje edhe mes atyre që nuk votuan per Trumpin, duket se janë të gatshëm t’i japin atij një mundësi në këtë fillim mandati”.
Kness thotë se njerëzit në këtë zonë rurale nuk i ndjekin debatet në Washington shumë me interes. Ai shton se ngjarjet ndërkombëtare ngjallin akoma dhe më pak interes, ndonëse fermerët e zonës shesin sasi të mëdha gruri në vende të tjera.
Ka disa imigrantë që jetojnë në qytet, por Kness thotë se shumë turistë të huaj vizitojnë kalimthi qytetin e Mount Carroll gjatë verës.
Për shkak se këtu kalon Lumi Mississippi, ka shumë pika turistike që ngjallin interes.
Kness thotë se ka vënë re një fluks veçanërisht në rritje turistësh kinezë gjatë muajve të ngrohtë. Shumë prej tyre vijnë në dyqan dhe blejnë karrem për peshkim.
Duke qenë se vetëm pak prej tyre flasin anglisht, atij i duhet të merret vesh me ta përmes gjesteve dhe një gjuhë të shpikur aty për aty.
Knessi thotë se kinezët kanë bërë investime në biznes dhe kanë blerë ndërtesa në qytetin e Mount Carroll.
“Pyes veten se çfarë po bëjnë ata në të vërtetë,” thotë Kness duke buzëqeshur. Ai thotë se mulliri i qytetit të vogël ka qenë shumë aktiv qëkurse investitorët kinezë filluan të duken nga këto anë.
Kina ka investuar rëndshëm në agrikulturën amerikane vitet e fundit, duke blerë si toka për ferma, ashtu edhe industri që kanë lidhje me agrikulturën.
Në vitin 2012, FBI-ja akuzoi pesë kinezë se kishin vjedhur fara të një cilësie të lartë në Iowa dhe ishin përpjekur t’i nxirrnin ato jashtë vendit. Por zyrtarët e zhvillimit ekonomik, të cilët punojnë me investitorët kinezë thonë se incidente të tilla janë rralla, në një kohë që miliardat e dollarëve që Kina ka investuar në Shtetet e Bashkuara kanë krijuar më shumë se 80,000 vende pune.
Megjithatë Knessi i kushon pak rëndësi çështjeve të këtij niveli dhe thotë se ka ndërmend “t’i marrë gjërat shtruar, nga dita në ditë.”