Në një rrugë plot me kapanone dhe impiante për vaditje që shkëlqejnë nën diellin e dimrit, takojmë një zotëri që po punon ulur në stol, në garazhin me qepenat e hapura.
“Tani thjesht engledisem me këto punë,” na shpjegon 57 vjeçari. “Vë trurin dhe duart në lëvizje.” Ky zotëri fiton shumë pak duke shitur skrap nga pajisjet e prishura.
Deri para dy vitesh, ai kishte një fermë për prodhimin e bulmetit, ku i duhej të milte 24 lopë. Por si me të gjitha fermat e vogla, e pati të vështirë të vazhdonte përpara, duke qenë që fermat e mëdhaja ishin një konkurrencë shumë e fortë për bizneset lokale, për shkak të çmimeve më të ulta.
Ai thotë se Ligji për Shërbimin e Përballueshëm – programi për sigurimet shëndetësore, i njohur ndryshe si Obamacare – vetëm sa i ka përkeqësuar gjërat, duke e detyruar atë dhe shumë prej miqve të tij, të shpenzojnë shumë më tepër se ç’mund ta përballojnë, për një shërbim të cilin nuk e donin fare.
Dekada të asaj çka ata e shikojnë si politika të forta të qeverisë kanë ngjallur zemërim dhe dyshime se një program i tillë mund të përmirësojë jetët e amerikanëve, thotë ky zotëri, dukshëm i zemëruar me sistemin. Njësoj si njerëz të tjerë në konte të ndryshme, ku njerëzit votuan për Presidentin Trump pasi kishin qenë për vite me radhë mbështetës të ish Presidentit Obama, thotë ai, banorët e qarkut të Trempealeau kanë humbur besimin ndaj politikanëve tradicionalë.
“Gjithë paratë shkojnë për qytetet”, thotë ai. “Ndaj banorët e zonave rurale kësaj here thanë ‘Boll duruam’”.
Nuk ishte më shumë një votë pro Presidenti Trump, se sa kundër programit Obamacare.
Megjithatë, ai e pranon se për atë vetë, ku program funksioni.
Dy vite më parë, këtij zotërie iu desh të kryente një ndërhyrje urgjente pas një infeksioni stafilokoku në këmbë. Sëmundja ishte aq e rëndë, saqë u detyrua të mos punonte për ditë të tëra. Të ardhurat kryesore të tij aktualisht vijnë nga një pagesë që shteti i jep për paaftësi.
Ish fermeri është ndër më shumë se 200,000 njerëzit që dikur nuk ishin të siguruar në shtetin Wisconsin, por për momentin ka sigurime shëndetësore. Ai është gjithashtu një nga 2 milionë njerëzit që, gjithmonë për momentin, gëzon përfitime shtesë, sipas të dhënave të qeverisë.
Sërish, thotë ai, thuajse gjithkush prej të njohurëve të tij nuk janë sëmurur ndonjëherë rëndë apo të jenë lënduar që nga momenti kur u regjistruan në programin e detyrueshëm nga shteti dhe për rrjedhojë, shumë syresh vuajtën në kurrizë një kosto të lartë financiare.
Ky zotëri mendon se Obamacare nuk duhet të kishte qenë një zgjedhje e detyrueshme, pro me zgjedhje.
Zotëria që çalon pak e që nuk ka dëshirë të dalë me emrin e vërtetë, thotë se nuk duhet t’i besojmë banorët e tjerë që thonë se e kanë mbështetur Presidentin Trump për arsye të tjera dhe jo sepse ishin kundër skemës shëndetësore Obamacare.
“Gruri nuk ka asnjë vlerë. Derrat nuk kanë fare vlerë”, thotë ai, duke shtuar se kur çmimet e ushqimeve bien, rajoni i tij vuan. “Dhe tani na kërkojnë që të paguajmë dhe për shërbimin shëndetësor?”