“Kam lindur tek ajo shtëpia atje,” thotë Marion Eden, duke treguar nga një ndërtesë me tulla të kuqe. Ajo është 79 vjeçe dhe është marrë me ferma gjithë jetën.
Pasi mbathi çizmet me gomë të trashë, 79 vjeçari Marion Eden u hedh një sy lopëve. Ai është marrë me këtë fermë pranë qytetit Elizabeth të Illinoisit qëkurse ishte pesë vjeç.
“Kam lindur në atë shtëpi”, thotë duke treguar me gisht një shtëpi me tulla. “Në ato kohë e filloje punën në moshë shumë të re. Kam tashmë 74 vite që punoj, kryesisht me bagëtitë.”
Eden ka 25 krerë bagëti në këtë moment dhe i jep ca tokë me qira një fermeri tjetër, që mbjell në të misër dhe soj. E vetmja gjë që korr Edeni është bari, pasi i duhet tagji për të ushqyer bagëtitë.
Asnjë prej shtatë vëllezërve dhe motrave të tij nuk qëndroi në fermë. Sot ata jetojnë të shpërndarë në të gjithë vendin, me fëmijë dhe nipër e mbesa, të cilët nuk ia kanë fare haberin tokës dhe fermës.
“Kjo është një punë që duhet ta duash vërtet ta bësh”, thotë 79 vjeçari. “Duhet ta duash shumë dhe për një kohë të gjatë, nëse do që të kesh rezultate prej saj.”
Edeni ka një vajzë e cila jeton në qytet dhe e viziton herë pas here dhe i gëzohet bukurisë së peizazhit dhe bollëkut të yjeve që mund të shquhen qartë natën.
Por fermeri e kupton se përse shumë pak të rinj merren me ferma në ditët e sotme. Fakti që i tërheq jeta në qytetet e mëdha nuk është e vetmja arsye. Të merresh me fermat kushton shumë dhe është një sfidë e madhe. Nëse një i ri nuk ka trashëguar një tokë ose para për të blerë tokë, atëherë është krejt e pamundur të ndërtojnë një fermë. Kjo është arsyeja pse 62 % e fermerëve janë mbi 55 vjeç.
Eden thotë se natyra e pasigurtë e këtij biznesi i tremb shumë njerëz. Fermerëve ndonjëherë mund t’u prishen të mbjellat nga breshëri apo thatësira e tepërt, teksa nga ana tjetër, dalin me humbje kur prodhojnë me bollëk, për shkak të ligjit se oferta e madhe çon në uljen e çmimeve.
Fermerit ndjen keqardhje për fermerin e ri, të cilit i duhet të mbijetojë në këtë biznes. “Nëse prodhon shumë, atij fermeri do i duhet të ul çmimin për ta shitur gjithë këtë mall dhe për pasojë, në fund fare nuk fiton ndonjë gjë të madhe.”
Qeveri amerikane u ofron fermerëve përmes një programi siguracione, të cilat u vijnë në ndihmë në rastet kur prodhimi shkatërrohet tërësisht. Ky program është pjesë e një fondi prej 20 miliard dollarësh që qeveria u jep fermerëve përmes subvencioneve. Por Edeni thotë se çmimet janë të larta dhe tregu mbetet i ndërlikuar.
një votë për ndryshimin
Fermerët e zonës, sipas 79 vjeçarit, janë konservatorë dhe votojnë republikanët thuajse gjithmonë, por ka votues demokratë në qytetet më të mëdha në kontenë e Jo Daviess; ishin pikërisht ata që e ndihmuan Presidentit Barack Obama ta fitonte kontenë në zgjedhjet e vitit 2012.
Por në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, shumica e votave i shkoi Presidentit Donald Trump, çka do të thotë se disa ish mbështetës të Obamës kaluan nga kampi tjetër.
“Njerëzit votuan për një ndryshim,” thotë Edeni. “Pavarësisht se si votonin ata në të shkuarën, gjërat nuk ndryshonin.”
Fermeri i ndjek lajmet, por ai mendon se shumë prej temave të diskutuara në nivel kombëtar, duken pa kuptim kur i shikon nga një arrë në Ilinoisin veriperëndimor.
Terrorizmi, për shembull, e shqetëson atë si amerikan, duke qenë se familja e tij ështp e shpërndarë në të gjithë Amerikën. Por shton se “ngaqë jetoj këtu, nuk jam dhe aq i shqetësuar.”
Marion Eden, i cili drejton një fermë në rrethinat e Elizabeth, e kupton pse pçrherë e më pak të rinj merren me fermat. “Kjo është një punë që duhet ta duash vërtet ta bësh”, thotë ai. “Duhet ta duash shumë e për një kohë të gjatë, nëse do që të kesh rezultate prej saj.”
E njëjta gjë vlen për imigracionin, i cili nuk ka pasur ndonjë ndikim të veçantë në këtë rajon.
Fermat e këtushme nuk varen shumë nga krahu i punës që ofrohet nga imigrantët e që gjetkë është i rëndësishëm.
Ata pak emigrantë që jetojnë në kontenë Jo Daviess punojnë kryesisht në hotele dhe restorantet në Galena, një qytet turistik ku drejtuesit e tij tashmë diskutojnë rreth asaj se sa mikpritës do lejojnë të jetë këtej e tutje qyteti i tyre, duke qenë se administrata Trump i ka vënë në shënjestër “qytetet strehë”. Të njohura në origjinal si “sanctuary cities”, auturitetet e këtyre qyteteve nuk do u vijnë në ndihmë autoriteteve federale të ndalojnë ata që kanë shkelur ligjet amerikane të emigracionit.
Por ndonëse Galena është vetëm gjysmë ore larg me makinë, çfarë ndodh atje nuk sjell pasoja për banorët e fshatit.
Edeni, i cili siguron të ardhura shtesë duke punuar për një kompani vendase sigurimesh, thotë se i qëndron larg politikës.
Sa i përket fermës, teksa i afrohet moshës 80 vjeçare, ai thotë se ka ndërmend të vazhdojë për aq kohë sa gëzon shëndet të mirë.