Material ekskluziv i "Zërit të Amerikës"

Kur Twitteri Bëhet i Rrezikshëm

Donald Trumpi fitoi shumë votues gjatë fushatës elektorale me premtimet e tij të forta: ndërtimi i një muri me Meksikën, përmirësimi i marrëveshjeve të tregtisë, të rikthyerit të madhështisë Amerikës etj. Por shumë njerëz, përfshirë disa në Annawan, Ilinois, mendojnë se sloganet e tij nuk pinë shumë ujë kur vijnë nga një drejtues shteti.

Transcript:

Punoj në fermë që 12 vjeç. Jona është një fermë familjare, prej tre brezash. Kultivojmë misrin dhe sojën.

Tregu ynë më i madh për sojën mbetet Kina. Por [presidenti Trump] ka filluar t’i ngre tarifat për eksoprtet dhe vendet e tjera do hakmerren. Do bëjnë të njëjtën gjë.

[Imigracioni] duhet mbajtur nën kontroll, por ndërtimi i një muri dhe gjëra të kësaj natyre duken qesharake. Meksika blen shumë mallra nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht grurë dhe misër. Por këto politika mund ta inatosin Meksikën dhe ajo mund të blejë drithëra gjetkë. 

Duhet ta kuptojmë se Amerika nuk është i vetmi “dyqan në qytet”. Këto vende mund të blejnë diku tjetër.

Natyrisht që jam i shqetësuar. Sikur presidenti Trump do ta fshinte llogarinë e tij në Twitter dhe të shikonte çfarë ndodh vërtetë me ne, atëherë gjërat do rregulloheshin. Por nëse ai vazhdon t’i japë gojës kundër këtyre vendeve që blejnë te ne, atëherë gjithçka mund të ndodhë.

—Dean Verbeck, fermer misri

Annawan, Illinois