Material ekskluziv i "Zërit të Amerikës"

Braktisja e Qyteteve të Vogla

Thelbi i historisë së Shteteve të Bashkuara është pikërisht urbanizimi: në themelimin si shtet, vetëm një përqindje e vogël e amerikanëve jetonin në qytet; por një shekull më parë, gjysma e popullsisë ishte vendosur në qytet, teksa sot, 80 % e njerëzve jetojnë në qytet.

Transcript:

Kam që nëntë vjeç që jetoj në këtë qytet. Në vitet ’60-’70 qyteti lulëzonte. Kishte dyqane veshjesh. Kishte dyqane këpucësh. Dyqane pajisjesh elektronike. Kishte berber. Restorante. Të dukej sikur ishe në qendër të Chicagos. 

Vija këtu kur isha i vogël. Prindërit më sillnin për të prerë flokët. Kur hapje derën, do të shikoje 10, 13 njerëz që prisnin radhën ulur në karrige, duke biseduar për ato që u kishin ndodhur gjatë ditës.

Sot, dyqanet janë mbyllur dhe njerëzit kanë ikur. Ndihem pa fund i trishtuar. I trishtuar se të gjitha dyqanet janë mbyllur dhe ndërtesat janë boshatisur. Ky duket si një qytet fantazmë tani.

Rreth e rrotull do të shikoni vetëm të moshuar dhe jo shumë të rinj. Këta të fundit kanë ikur të gjithë, sepse këtu nuk kanë çfarë të bëjnë.

 

Më pëlqen ende ky vend. Më pëlqejnë qytetet e vogla. Do rri këtu deri në fund të jetës.

 

—Roger Brashaw, punonjës fabrike në pension

Mount Carroll, Illinois