Vendi i sulmeve të 11 shtatorit (Kuota Zero) – Në atë kohë dhe tani

Rindërtimi i 10 godinave dhe një sheshi të shkatërruar më 11 shtator

September 11, 2021

Sulmet e 11 shtatorit shkatërruan shumë më tepër se Kullat Binjake. Në total u humbën 10 godina, ndër to të shtatë godinat që përbënin kompleksin e Qendrës Botërore të Tregtisë, si dhe sheshin e saj, në hapësirën e Manhatanit të Poshtëm, së cilës iu vu emërtimi Kuota Zero. Gjatë 20 viteve pas sulmit, rindërtimi ka transformuar zonën nëpërmjet përmendoreve që nderojnë të humburit dhe që ofrojnë hapësira të reja për bizneset, dyqanet, arsimin transportin dhe lutjet. Ndiqni më poshtë galerinë fotografike të Zërit të Amerikës dhe gjithashtu lexoni historitë e panoramës në ndryshim në Kuotën Zero.

 

Kronologjikisht

Sites

Fillimisht 1 Qendra Botërore e Tregtisë

Përpara 11 shtatorit
Fillimisht 1 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: Library of Congress, Prints & Photographs Division, Balthazar Korab Collection
Credit: Library of Congress, Prints & Photographs Division, Balthazar Korab Collection1976

Qendra Botërore e Tregtisë arrin në 110 kate në vitin 1970 dhe aty fillojnë të hyjnë klientët e saj të parë. Ajo është një ndër dy kullat binjake të projektuara nga arkitekti amerikan Minoru Yamasaki dhe të ndërtuara nga Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit, një agjenci e përbashkët qeveritare e këtyre dy shteteve. Kullat ndodhen në ish-“Rrugën e Radiove”, një zonë në Manhatanin e Poshtëm që njihej për dyqanet e produkteve elektronike.

Ndërtimi filloi më 5 gusht 1966 me një teknikë novatore sipas së cilës struktura kryesore e secilës kullë ndërtohet si një tub në formë katrore i përbërë në perimetër nga kolona çeliku të ngjitura pranë njëra-tjetrës, dhe të lidhura nëpërmjet trarëve të hekurit me bërthamën e çeliktë të kullës.

Kur Qendra Botërore e Tregtisë 1 përfundoi një vitin 1972, ajo ishte godina më e lartë e botës, me lartësi 417 metra, duke ia kaluar kështu edhe gradaçielës tjetër të Nju Jorkut, Empire State Building. Ajo u çel zyrtarisht më 4 prill 1973. Megjithatë, ajo e humbi statusin e godinës më të lartë, kur në vitin 1974 u përfundua në Çikago Kulla Sears, me lartësi 443 metra.

Ndër veçantitë e Kullës 1 janë mjediset e restoranteve në katet 106 dhe 107, të njohura si Dritaret e Botës, të cilat u çelën më 19 prill 1976, dhe u shndërruan në një pikë popullore turistike.

Një antenë e telekomunikacionit prej 110 metrash u instalua në çatinë e Kullës 1 në 1979, duke e ngritur kështu në një lartësi prej 527 metrash. Por antenat nuk llogariten në matjen e lartësisë së një gradaçiele, pasi ato nuk pranohen ndërkombëtarisht si një element arkitektonik i ndërtesave.

Më 24 korrik 2001, Autoriteti Portual ra dakord për një qera 99-vjeçare të Kullave Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe ndërtesave më të ulëta shoqëruese, për sipërmarrësin amerikan Larry Silverstein, me një shumë prej 3.2 miliardë dollarësh.

Më 11 shtator
Fillimisht 1 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: Ray Stubblebine, Reuters
Credit: Ray Stubblebine, Reuters11 shtator 2001

Kulla 1, e njohur gjithashtu si Kulla Veriore për ta dalluar nga binjakja Kulla 2, u godit e para nga një prej avionëve të rrëmbyer më 11 shtator, në orën 8:46 të mëngjesit. Ajo është kulla e dytë që u shemb në orën 10:28 të mëngjesit.

Në vitin 2011
Fillimisht 1 Qendra Botërore e Tregtisë

Memoriali i ri në veri
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA29 korrik 2011

Një pishinë reflektuese që përmbledh gjurmën e Kullës së Veriut është drejt përfundimit në korrik 2011. U projektua nga arkitekti izraelito-amerikan Michael Arad dhe arkitekti amerikan i peizazhit Peter Walker si pjesë e një Memoriali Kombëtar të 11 Shtatorit. Memoriali i ri i kushtohet me një ceremoni familjeve të viktimave më 11 shtator 2011 dhe hapet për publikun të nesërmen.

Tani
Fillimisht 1 Qendra Botërore e Tregtisë

Memoriali i ri në veri
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021

Pishinat reflektuese të Veriut dhe Jugut përmbajnë ujëvarat më të mëdha të bëra nga njeriu në Amerikën e Veriut, secila duke zbritur nëntë metra në një pellg katror. Arad thotë se pishinat përfaqësojnë "mungesën e bërë të dukshme", me ujë që rrjedh në boshllëqe që nuk mund të mbushen kurrë.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021

Barrierat prej bronzi që rrethojnë pishinën e Veriut mbartin emrat e viktimave të 11 shtatorit, përfshirë ata që ishin në Kullën 1 dhe në fluturimin 11 të American Airlines që rrëmbyesit përplasën në ndërtesë, si dhe ata që u vranë në një sulm terrorist me bombë më 26 shkurt 1993, në Kullën e Veriut.

Sources
  • Muzeu dhe Memoriali Kombëtar i 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë
  • NYCTourist.com
  • Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit
  • The Skyscraper Museum
  • WTC.com (Silverstein Properties)
 

Fillimisht 2 Qendra Botërore e Tregtisë

Përpara 11 shtatorit
Fillimisht 2 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: CoStar Group
Credit: CoStar GroupDate Unknown

Kulla 2 e Qendrës Botërore të Tregtisë arrin në 110 kate në vitin 1971 dhe aty hyjnë klientët e parë. Ajo bëhet kështu godina e dytë më e lartë në botë në lartësinë 415 metra. Ndërtimi përfundon në vitin 1973.

Më 24 korrik 2001, Autoriteti Portual bie dakord për një qera 99-vjeçare për Kullat Binjake dhe godinat përreth, për sipërmarrësin amerikan Larry Silverstein, në vlerën prej 3.2 miliardë dollarësh.

Më 11 shtator
Fillimisht 2 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: Sean Adair, Reuters
Credit: Sean Adair, Reuters11 shtator 2001

Kulla 2 (majtas), e njohur gjithashtu si Kulla e Jugut, përkundër Kullës binjake 1, goditet e dyta nga një avion më 11 shtator, në orën 09:03 të mëngjesit. Ajo shembet e para, në orën 09:59.

Në vitin 2011
Fillimisht 2 Qendra Botërore e Tregtisë

Memoriali i ri në Jug
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA29 korrik 2011

Një pishinë reflektuese që përfshin gjurmët e Kullës së Jugut është drejt përfundimit në korrik 2011. Është projektuar nga arkitekti izraelito-amerikan Michael Arad dhe arkitekti amerikan i peizazhit Peter Walker si pjesë e një Memoriali Kombëtar të 11 Shtatorit. Memoriali i ri i kushtohet me një ceremoni familjeve të viktimave më 11 shtator 2011 dhe hapet për publikun të nesërmen.

Tani
Fillimisht 2 Qendra Botërore e Tregtisë

Memoriali i ri në Jug
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021

Pishinat reflektuese të Veriut dhe Jugut përmbajnë ujëvarat më të mëdha të bëra nga njeriu në Amerikën e Veriut, secila duke zbritur nëntë metra në një pellg katror. Arad thotë se pishinat përfaqësojnë "mungesën e bërë të dukshme", me ujë që rrjedh në boshllëqe që nuk mund të mbushen kurrë.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021

Barriera prej bronzi që rrethon pishinën reflektuese të Jugut mbart emrat e viktimave të 11 shtatorit, të atyre që ndodheshin në Kullën 2 dhe në fluturimin 175 të United Airlines që rrëmbyesit e përplasën mbi godinë; emrat e punonjësve të emergjencave, të personave që gjendeshin në Pentagon dhe në fluturimin 77 të American Airlines që u përplas mbi të, si dhe të atyre që ndodheshin në bording e avionit të rrëmbyer, fluturimi 93 i United Airlines që u rrëzua në Shanksville, Pensilvani.

Sources
  • Muzeu dhe Memoriali Kombëtar i 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë
  • NYCTourist.com
  • Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhersit
  • The Skyscraper Museum
  • WTC.com (Silverstein Properties)
 

Fillimisht 3 Qendra Botërore e Tregtisë / Marriott

Përpara 11 shtatorit
Fillimisht 3 Qendra Botërore e Tregtisë / Marriott

Credit: David Ohmer
Credit: David Ohmer15 maj 2001

Qendra Botërore e Tregtisë Tre hapet në vitin 1981. Hoteli Vista International me 22 kate dhe me 800 dhoma bëhet hoteli i parë i madh në Manhatanin e Poshtëm. Një bombë shpërthen në një parking nëntokësor më 26 shkurt 1993, duke vrarë gjashtë persona dhe duke dëmtuar zonat nën hotel. Rihapet në nëntor 1994 pas riparimeve. Marriott International merr drejtimin e hotelit në 1995 dhe ia ndryshon emrin në Marriott World Trade Center.

Më 11 shtator
Fillimisht 3 Qendra Botërore e Tregtisë / Marriott

Credit: Bill Biggart
Credit: Bill Biggart11 shtator 2001

Pasi avionët e rrëmbyer goditën Kullat Binjake në 11 shtator, stafi i Marriott-it evakuoi qindra klientë. Ata gjithashtu ndihmojnë qindra punëtorë që largohen nga Kulla e Veriut përmes hollit të hotelit, duke i drejtuar ata në një dalje në skajin jugor të hotelit në rrugën Liberty.

Rënia e Kullës së Jugut në 9:59 të mëngjesit krijon një çarje të madhe në qendër të hotelit, duke e ndarë atë në dysh siç shihet në një fotografi të marrë nga fotoreporteri amerikan Bill Biggart nga West Street. Rënia e Kullës së Veriut në orën 10:28 të mëngjesit vret Biggartin disa sekonda pasi ai bën fotografinë dhe shkatërron në masë pjesën tjetër të hotelit, përveç një pjese të vogël të disa kateve në skajin e saj jugor. Biggart është i vetmi fotograf profesionist i vrarë gjatë sulmit.

Credit: Wikimedia Commons, fotografi i panjohur
Credit: Wikimedia Commons, fotografi i panjohur2001, pas 11 shtatorit

Dy punonjës të Marriott-it dhe të paktën 41 zjarrfikës janë vrarë në hotel, sipas një analize të gazetës New York Times të botuar në vitin 2002. New York Times citon gjithashtu një zëdhënëse të Marriott-it të ketë thënë se 11 klientë të regjistruar në hotel figurojnë të zhdukur.

Në vitin 2011
Fillimisht 3 Qendra Botërore e Tregtisë / Marriott

New Memorial Plaza
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA30 korrik 2011

Vendi i ish-hotelit Marriott bëhet pjesë e sheshit të memorialit të 11 shtatorit, i projektuar nga arkitekti izraelito-amerikan Michael Arad dhe arkitekti i amerikan Peter Walker dhe dedikuar në një ceremoni familjeve të viktimave më 11 shtator 2011. Ajo hapet për publikut të nesërmen.

Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit, i cili zotëron tokën në të cilën ndodhej hoteli i shkatërruar, hap rrugën që vendi të bëhet pjesë e sheshit të memorialit duke arritur një marrëveshje në tetor 2003 për të përmbyllur qeranë me Marriott Corporation që do të kishte zgjatur deri në vitin 2094. Marrëveshja i heq kompanisë Host Marriott detyrimin për të rindërtuar hotelin.

Tani
Fillimisht 3 Qendra Botërore e Tregtisë / Marriott

Strukturat e reja në Sheshin e Memorialit të Ri
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021

Më shumë se 400 rrënjë lis i bardhë rrethojnë dy pishinat reflektuese të sheshit të memorialit.

Dy ndërtesa të vogla gjithashtu janë të vendosura në gjurmët e hotelit të mëparshëm. Kompania e arkitektit amerikan të peizazhit Peter Walker, e cila projektoi sheshin, thotë se dy ndërtesat lejojnë qarkullim ajri rreth objekteve nën shesh. Ai thotë se ato përmbajnë gjithashtu hapësira shërbimi dhe një post sigurie.

Sources
  • New York Times
  • Newsweek
  • PWP Landscape Architecture
 

Fillimisht 4 Qendra Botërore e Tregtisë

Përpara 11 shtatorit
Fillimisht 4 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: Long Island and NYC Places that are no more WordPress blog
Credit: Long Island and NYC Places that are no more WordPress blogDate Unknown
Credit: Ross Schendel & Ryan Seal
Credit: Ross Schendel & Ryan Seal21 gusht 2001

Qendra Tregtare Botërore Katër, një ndërtesë nëntëkatëshe zyrash, hapet për qeramarrësit e saj të parë në vitin 1977. Ndër bizneset kryesore janë Deutsche Bank dhe Bordi i Tregtisë së Nju Jorkut.

Më 11 shtator
Fillimisht 4 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: Joel Meyerowitz, Courtesy Howard Greenberg Gallery
Credit: Joel Meyerowitz, Courtesy Howard Greenberg Gallery26 shtator 2001
Credit: Andrea Booher, FEMA
Credit: Andrea Booher, FEMA18 shtator 2001

Pjesa më e madhe e Kullës 4 është shkatërruar nga shembja e Kullës së Jugut në 11 shtator. Mbetjet e saj shemben si pjesë e pastrimit të Ground Zero.

Në vitin 2011
Fillimisht 4 Qendra Botërore e Tregtisë

Kulla e re 4
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA29 korrik 2011

Kulla e re 4 është duke u ndërtuar në pjesën e gjurmës së ndërtesës origjinale në 2011. E projektuar nga firma e arkitekturës Maki and Associates of Japan, kulla është pjesë e planit të përgjithshëm të arkitektit amerikan Daniel Libeskind të vitit 2003 për rizhvillimin e kompleksit të Qendrës Botërore të Tregtisë. Kompania Silverstein Properties merr nga Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit miratimin më 26 gusht 2010, për të ndërtuar dhe operuar me qera Kullën 4.

Kulla e re 3
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA29 korrik 2011

Një Kullë e re 3 është duke u ndërtuar në një pjesë tjetër të gjurmës së ndërtesës origjinale në vitin 2011. Projektuar nga firma e arkitekturës Rogers Stirk Harbor + Partners of Britain, kulla është pjesë e planit të përgjithshëm të arkitektit amerikan Daniel Libeskind të vitit 2003 për rizhvillimin e kompleksit. Kompania Silverstein Properties merr nga Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit miratimin më 26 gusht 2010, për të ndërtuar dhe operuar me qera Kullën 4.

Tani
Fillimisht 4 Qendra Botërore e Tregtisë

Kulla e re 4
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021

Kulla 4 me 72 kate hapet më 13 nëntor 2013. Me një lartësi prej 297 metrash, synohet të jetë gradaçiela e katërt më e lartë në kompleks, kur të përfundojë ndërtimi i të gjitha kullave. Arkitekti Fumihiko Maki e përshkruan Kullën 4 si një "kullë minimaliste që arrin një prani të përshtatshme, të qetë, por me dinjitet".

Një e treta e hapësirës së saj të zyrave shërben si selia e re e Autoritetit Portual të Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit. Qeramarrësit e tjerë të zyrave përfshijnë Qytetin e Nju Jorkut (qeveria), Mediamath, Morningstar, SportsNet New York (SNY), Spotify, Sterling Entertainment dhe Zurich American Insurance Company.

Kulla 4 përmban edhe tre kate nëntokë dhe dy kate dyqanesh.

Kulla e re 3
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021

Kulla 3 me 80-kate hapet më 11 qershor 2018. Me një lartësi prej 328 metrash, synohet të jetë kulla e tretë më e lartë në kompleks, kur të përfundojë ndërtimi i të gjitha kullave.

Karakteristikat dalluese të Kullës 3 përfshijnë kornizën e saj të jashtme prej çeliku "K" dhe tarracat në katet e saj të 17-të, 60-të dhe 76-të. Ndër kompanitë qeramarrëse janë Asana, Casper Sleep, Cozen O'Connor, Diageo, GroupM, Hudson River Trading, IEX Group, Kelley Drye & Warren, McKinsey & Company dhe Uber. Ndërtesa gjithashtu ka pesë kate hapësirë për dyqane.

Sources
  • CNN
  • Port Authority of New York and New Jersey
  • Silverstein Properties email to VOA regarding tenants of 3 & 4 WTC
  • WTC.com (Silverstein Properties)
 

Fillimisht 5 Qendra Botërore e Tregtisë

Përpara 11 shtatorit
Fillimisht 5 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: Long Island and NYC Places that are no more WordPress blog
Credit: Long Island and NYC Places that are no more WordPress blogDate Unknown

Qendra Botërore e Tregtisë 5, një ndërtesë nëntëkatëshe zyrash, hapet për qeramarrësit e saj të parë në vitin 1972. Ndër kompanitë kryesore që marrin zyra janë Credit Suisse First Boston dhe Morgan Stanley.

Më 11 shtator
Fillimisht 5 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: Bri Rodriguez, FEMA News
Credit: Bri Rodriguez, FEMA News27 shtator 2001

Kulla 5 dëmtohet nga zjarri dhe rrënojat e shembjeve të njëpasnjëshme të dy Kullave Binjake më 11 shtator. Ajo shembet në kuadrin e pastrimit të Kuotës Zero.

Në vitin 2011
Fillimisht 5 Qendra Botërore e Tregtisë

Kulla e re 2
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA29 korrik 2001

Puna në themele për një Qendër të re Tregtare Botërore Dy është vazhdon në pjesën veriore të gjurmës së ndërtesës origjinale në vitin 2011. Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit, i cili ka pronësinë e vendndodhjes, miraton planin e ndërtimit të kompanisë Silverstein Properties më 26 gusht 2010.

Projekti origjinal i vitit 2006 i Kullës 2, nga firma britanike arkitekturore Foster + Partners parashikon një kullë prej 79 katesh, e cila do të ishte godina e dytë më e lartë në këtë kompleks, me gjatësi prej 411 metrash.

Qendra e Transportit Oculus
Credit: Alison Klein, VOA
Credit: Alison Klein, VOA29 korrik 2011

Një Qendër e re e Transportit Oculus është duke u ndërtuar në pjesën jugore të gjurmës së ndërtesës origjinale në 2011.

Do të shërbejë si një stacion për rrjetin hekurudhor të Autoritetit Portual Trans-Hudson (PATH) që lidh Manhatanin në Nju Jork me Nju Xhërsin verilindor. Stacioni i ri do të zëvendësojë një stacion të përkohshëm aty pranë që u hap më 23 nëntor 2003 dhe rivendosi shërbimin PATH të Manhatanit të Poshtëm, i cili ishte pezulluar që nga 11 shtatori.

Operatori i stacionit PATH, Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit, miraton modelin e stacionit të ri nga arkitekti spanjoll Santiago Calatrava në janar 2004 me synim hapjen në vitin 2009. Por modifikimet e projektit vonojnë fillimin e ndërtimit të strukturës së tij mbi tokë deri në korrik 2008.

Tani
Fillimisht 5 Qendra Botërore e Tregtisë

Kulla e re 2
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021

Nivelet nëntokësore të Kullës 2 dhe superstruktura përfundohen deri në nivelin e rrugës në dhjetor 2012.

Por ndërtimi u ndal në vitin 2013 nga kompania Silverstein Properties derisa të gjente qeramarrës për kullën e re.

Një strukturë metalike që rrethon zonën ku ndërtimet janë pezulluar të Kullës 2, bëhet një vend popullor turistik, falë muraleve shumëngjyrëshe të pikturuara në pjesën e jashtme të saj.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021

Të kontraktuar nga kompania Silverstein Properties dhe Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit në qershor 2018, artistët e rrugës pikturojnë murale për të zbukuruar zonën me imazhe frymëzuese dhe ata e përfundojnë projektin në shtator të atij viti. Një Kopsht Birre Oculus hapet në anën e Church Street në tetor 2020.

Qendra e re e Transportit Oculus
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021

Stacioni Oculus i Qendrës së Transportit PATH hapet për publikun më 3 mars 2016. Mbulesa e bardhë e veçantë e stacionit përmban dy harqe të ngjashme me krahë që ngjiten lart, të mbështetur mbi dy harqe. Ajo u projektua me qëllim që t’i ngjasonte një pëllumbi të lëshuar nga duart e një fëmije, sipas arkitektit Calatrava. Mes harqeve është një dritare e ngushtë që hapet në ditët me mot të mirë dhe çdo vit në 11 shtator.

Kostoja prej 4 miliardë dollarësh e Qendrës së Transportit e bën atë stacionin më të shtrenjtë të trenave në Shtetet e Bashkuara, pothuajse dyfish nga buxheti fillestar prej 2.2 miliardë dollarësh. Stacionit gjithashtu i duhen shtatë vjet më shumë për t'u përfunduar sesa ishte planifikuar fillimisht.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021

Dy nga katet e stacionit nën nivelin e rrugës strehojnë një pjesë të qendrës tregtare Westfield World Trade Center, të menaxhuar nga kompania franceze e pasurive të patundshme komerciale Unibail-Rodamco-Westfield (URW). Ajo zëvendëson një qendër nëntokësore me një kat të vetëm të shkatërruar më 11 shtator, nën kompleksin origjinal të Qendrës Botërore të Tregtisë.

E ardhmja
Fillimisht 5 Qendra Botërore e Tregtisë

Projekti B.I.G. i Kullës së re 2

Kompania Silverstein Properties njofton një projekt të ri për Kullën e re 2 në vitin 2015 si pjesë e një marrëveshjeje paraprake me News Corp. dhe 21st Century Fox për të marrë me qera pothuajse gjysmën e hapësirës së zyrave të kullës. Dizajni nga Grupi Bjarke Ingels i Danimarkës (BIG) parashikon një ndërtesë prej shtatë strukturash në formë kubike të vendosura mbi njëra -tjetrën, me një lartësi të ngjashme me modelin origjinal të Foster + Partners.

Credit: Bjarke Ingels Group
Credit: Bjarke Ingels Group
Credit: DBOX
Credit: DBOX

Pasi dy gjigandët e mediave amerikane nuk pranojnë të marrin me qera Kullën 2, kompania Silverstein Properties i kërkon kompanisë Foster + Partners në janar 2020 të modifikojë ndjeshëm modelin e saj të 2006-ës. Karakteristika dalluese e atij modeli origjinal janë katër çatitë e segmentuara në formë diamanti të kullës, që zbresin drejt pishinave reflektuese të sheshit të memorialit të 11 shtatorit, ku qëndronin dikur ish-Kullat Binjake.

Dizajni i ri i kompanisë Foster + Partners i Kullës së re 2 (viti 2006)
Credit: Foster + Partners
Credit: Foster + Partners

Kompania Silverstein Properties i thotë Zërit të Amerikës se procesi i riprojektimit vazhdon ndërsa afron 20-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, por se nuk ka ende një datë të konfirmuar për t'ia paraqitur publikut skicat e reja.

Sources
  • Architectural Digest magazine
  • The Architect’s Newspaper
  • Business Insider
  • CNN
  • GothamToGo Art & Culture
  • New York Daily News
  • New York Post
  • New York Times
  • New York YIMBY (Yes In My Backyard)
  • Oculus Beer Garden (Instagram account)
  • Port Authority of New York and New Jersey
  • Santiago Calatrava Architects & Engineers
  • Silverstein Properties email to VOA
  • Skyscrapernews.com - The UK’s Biggest Tall Building Database
  • Wall Street Journal
  • Warburg Realty
  • Westfield World Trade Center
  • WTC.com (Silverstein Properties)
 

Fillimisht 6 Qendra Botërore e Tregtisë

Përpara 11 shtatorit
Fillimisht 6 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: Long Island and NYC Places that are no more WordPress blog
Credit: Long Island and NYC Places that are no more WordPress blogDate Unknown

Qendra Tregtare Botërore 6, një ndërtesë tetë katëshe e njohur si Selia e Doganave të Shteteve të Bashkuara, hapet në vitin 1974. Qeramarrësit janë kryesisht agjenci qeveritare federale, ndër to Departamentet e Bujqësisë, Tregtisë dhe Punës, si dhe Byroja e Alkoolit, Duhanit dhe Armëve të Zjarrit.

Më 11 shtator
Fillimisht 6 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: U.S. Navy photo by Chief Photographer's Mate Eric J. Tilford
Credit: U.S. Navy photo by Chief Photographer's Mate Eric J. Tilford17 shtator 2001

Shembja e Kullës së Veriut më 11 shtator i shkaktoi çarje të thella Kullës 6. Ajo shembet si pjesë e pastrimit në Kuotën Zero.

Në vitin 2011
Fillimisht 6 Qendra Botërore e Tregtisë

Kulla e re 1
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA30 korrik 2011
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA30 korrik 2011

Një Qendër e re Tregtare One World është duke u ndërtuar në pjesën perëndimore të gjurmës së ndërtesës origjinale në 2011.

Fillimisht e quajtur "Freedom Tower", Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit, fillon ndërtimin më 27 prill 2006, pasi miratoi një projekt të qershorit 2005 nga arkitekti amerikan David Childs i kompanisë Skidmore, Owings & Merrill. Projekti i zotit Childs ’Freedom Tower është një largim thelbësor nga modeli i arkitektit amerikan Daniel Libeskind i vitit 2002 i miratuar nga Korporata e Zhvillimit të Manhatanit të Poshtëm në 2003 si pjesë e masterplanit Liebskind për rizhvillimin e kompleksit të Qendrës Botërore të Tregtisë. Por, plani i zotit Childs ruan një element kyç të vizionit të Liebskind që parashikon që Kulla e Lirisë të arrijë një lartësi prej 542 metrash ose 1'776 këmbë, një shifër që nderon vitin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Autoriteti Portual ndryshon emrin e Kullës nga Freedom Tower në One World Trade Center më 27 mars 2009. Kompania e pasurive të patundshme komerciale me qendër në Nju Jork, The Durst Organization bashkohet me Autoritetin Portual për ndërtimin e Kullës 1 më 7 korrik 2010.

Në shtator 2011, ndërtuesit kanë arritur të ngrenë katin e 80-të të kullës së planifikuar 104-katëshe.

Temporary PATH Station
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA29 korrik 2011

Një stacion i përkohshëm hekurudhor për Autoritetin Portual Trans-Hudson (PATH) që lidh Manhatanin me Nju Xhërsin verilindor ndërtohet në pjesën lindore. Ai hapet më 23 nëntor 2003, duke i rikthyer kështu Manhatanit të Poshtëm shërbimin e transportit të pezulluar që më 11 shtator.

Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA29 korrik 2011

Stacioni i përkohshëm (ana e djathtë e figurës) përfundimisht do të shkatërrohet për t'i hapur rrugë një Qendre të re të Arteve. Korporata e Zhvillimit të Manhatanit të Poshtëm, një korporatë e përbashkët e shtetit dhe qytetit të Nju Jorkut, e ngarkuar me rigjallërimin e zonës pas 11 shtatorit, shpall përzgjedhjen e saj në tetor 2004 të firmave arkitekturore amerikane dhe norvegjeze Gehry Partners dhe Snøhetta për të projektuar dhe ndërtuar kompleksin. Por deri në vitin 2011, projekti përfundimtar mbetet i pasigurt për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me llojin e programeve që do të ketë qendra dhe shqetësimeve në lidhje me koston e lartë të ndërtimit të saj mbi shinat e trenave PATH dhe hapësirat nëntokësore të parkimit të automjeteve.

Tani
Fillimisht 6 Qendra Botërore e Tregtisë

Kulla e re 1
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021

Kulla 1 hapet për biznes më 3 nëntor 2014, me korporatën e botimeve Condé Nast si qeramarrësin e saj të parë të madh, duke zënë katet 20 deri në 44. Lartësia e kullës prej 542 metrash, e cila përfshin një spirale 124 metërshe në majë, e bën atë strukturën më të lartë në hemisferën perëndimore. E ndërtuar me një kosto prej 3.9 miliardë dollarësh, forma unike e Kullës 1 përbëhet nga një bazë kubike, nga e cila tetë trekëndësha të barabartë qelqi ngrihen lart për të formuar një oktagon në gjysmë të lartësisë dhe një shesh tjetër në çatinë e saj, duke i dhënë kullës një pamje të përdredhur.

Katet 2 deri në 19, të cilat formojnë bazën e kullës, dhe 92 deri në 99 janë kate me paisje mekanike pa qeramarrës.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021

Pika kryesore turistike e Qendrës Botërore të Tregtisë, Obzervatori One World, hapet për publikun në 29 maj 2015 në katet 100-102, duke ofruar pamje 360 gradë të qytetit të Nju Jorkut, deri në 72 kilometra në të gjitha drejtimet. 71 ashensorët e kullës përfshijnë pesë ashensorë ekspres që sjellin vizitorë nga hyrja në katin e 102-të në 47 sekonda.

Ndër qeramarrësit e tjerë të mëdhenj që marrin me qera dy ose më shumë kate me hapësirë zyrash prej 278'000 metrash katrorë në Kullën 1 janë agjencitë federale të qeverisë amerikane si ajo e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit, Zyra Federale e Menaxhimit të Emergjencave dhe Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme; si dhe kompanitë DAZN Group, Moody's Investor Service, Stagwell Inc. dhe Wunderkind (më parë BounceX).

Organizata Durst, e cila menaxhon Kullën 1, i tha Zërit të Amerikës se hapësira e zyrave të kullës ishte dhënë 90% me qera në gusht 2021.

Qendra e re e Arteve "Ronald O. Perelman"
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021

Ndërtimi nëntokë i Qendrës së Arteve fillon në vitin 2018, pas mbylljes së stacionit të përkohshëm PATH më 3 mars 2016, prishjes së tij dhe fillimit të punës për parkimin e nëndheshëm në vitin 2017.

Drejtuesit e qendrës zgjedhin firmën arkitekturore të Nju Jorkut, REX të udhëhequr nga Joshua Ramus në nëntor 2015 për të riprojektuar objektin, modeli origjinal i të cilit nga Gehry Partners dhe Snøhetta është hedhur poshtë. Qendra më vonë shton në emrin e saj biznesmenin miliarder amerikan Ronald O. Perelman si vlerësim për donacionin e tij prej 75 milionë dollarësh për projektin në qershor 2016. Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit, i cili zotëron pronën, i jep qendrës një qera 99-vjeçare në shkurt 2018.

Puna mbi tokë në qendër fillon më 10 shtator 2019, me mbërritjen e trarëve të çelikut dhe vazhdon deri në vitin 2021, me një ceremoni përfundimi të punimeve të mbajtur më 23 qershor.

E ardhmja
Fillimisht 6 Qendra Botërore e Tregtisë

Qendra e re e Arteve "Ronald O. Perelman"
Credit: Luxigon for Perelman Performing Arts Center
Credit: Luxigon for Perelman Performing Arts Center

Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit thotë se qendra është parashikuar të hapet në 2023.

Credit: Luxigon for Perelman Performing Arts Center
Credit: Luxigon for Perelman Performing Arts Center

Brenda objektit në formë kubike 42 metra të lartë do të ketë teatër, vallëzim, muzikë, film dhe opera në tre hapësira me mundësinë për konfigurime të shumta ku mund të ulen nga 99 deri në 1.200 spektatorë.

Sources
  • 6sqft (news about New York City neighborhoods)
  • The Architect’s Newspaper
  • Architectural Record - BNP Media
  • CNN
  • Curbed (now part of New York magazine)
  • Daily Mail
  • The Durst Organization
  • Emporis
  • The HISTORY® Channel, a division of A+E Networks
  • Lower Manhattan Development Corporation
  • New York Daily News
  • New York Times
  • New York YIMBY (Yes In My Backyard)
  • One Word Observatory
  • Port Authority of New York and New Jersey
  • The Ronald O. Perelman Performing Arts Center (PAC)
  • Silverstein Properties
  • The Skyscraper Museum
  • ThoughtCo
  • U.S. Customs and Border Protection
  • Wall Street Journal
  • WTC.com (Silverstein Properties)
 

Fillimisht 7 Qendra Botërore e Tregtisë

Përpara 11 shtatorit
Fillimisht 7 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: Fanghong Fanghong
Credit: Fanghong Fanghong14 gusht 1992

Qendra Tregtare Botërore 7, një ndërtesë zyre në formë trapezoidi, me 47 kate, hapet në vitin 1987. Është ndërtuar nga sipërmarrësi amerikan i pasurive të patundshme Larry Silverstein në tokën e dhënë me qera nga Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit. Në bazën e Kullës 7 është një termocentral Con Edison që furnizon me energji elektrike Manhatanin e Poshtëm. Banka e investimeve Salomon Smith Barney është qeramarrësi kryesor. Qeramarrësit e tjerë përfshijnë American Express Bank International, ITT Hartford Insurance Group, Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimin dhe Standard Chartered Bank.

Më 11 shtator
Fillimisht 7 Qendra Botërore e Tregtisë

Credit: Roberto Rabanne
Credit: Roberto Rabanne11 shtator 2001

Njerëzit evakuohen nga Kulla 7 në mëngjesin e 11 shtatorit. Ndërsa Kulla Veriore shembet, mbeturinat godasin fasadën jugore të Kullës 7, duke shkaktuar një zjarr të madh. Dëmtohet gjithashtu ujësjellësi që furnizon sistemin spërkatës të Kullës 7, duke e lënë atë pa ujë për të shuar flakët. Zjarri digjet i pakontrolluar për gati shtatë orë derisa Kulla 7 shembet në orën 17:20 më 11 shtator. Nuk ka viktima nga shembja e ndërtesës.

Credit: Roberto Rabanne
Credit: Roberto Rabanne11 shtator 2001

Një raport i vitit 2008 nga Instituti Kombëtar Amerikan i Standardeve dhe Teknologjisë (NIST) thotë se shembja e Kullës 7 është rasti i parë i njohur i një ndërtese të lartë të rrëzuar kryesisht nga zjarret e pakontrolluara. NIST thotë se nxehtësia nga zjarret e pakontrolluara bëri që trarët e dyshemesë prej çeliku të bymeheshin nga nxehtësia, duke krijuar një zinxhir zhvillimesh që shkaktuan që një kolonë kryesore strukturore të thyhej. Instituti thotë se kjo filloi një kolaps progresiv të shkaktuar nga zjarri në të gjithë ndërtesën.

Në vitin 2011
Fillimisht 7 Qendra Botërore e Tregtisë

Kulla e re 7
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOAJuly 30, 2011

Kulla e re 7 (djathtas) hapet më 23 maj 2006, pasi ndërtimi fillon me një ceremoni për vënin e gurit të themelit në nëntor 2002.

Larry Silverstein, i cili ndërtoi Kullën origjinale 7, kontrakton arkitektin amerikan David Childs të firmës Skidmore, Owings & Merrill të projektojë kullën e re në muajt pas 11 shtatorit. Silverstein i thotë revistës New Yorker: "Kulla 7 e vjetër ishte një ndërtesë prej guri - e rëndë, masive. Këtë herë, ne do të ndërtojmë diçka që do të ndjehet shumë më e lehtë".

Zoti Childs projekton një kullë qelqi më të hollë 52-katëshe me një termocentral më të vogël në bazën e saj, të formuar si një paralelogram për të lejuar një restaurim të një pjese të Rrugës Greenwich që ishte ndërprerë nga ndërtesa origjinale.

Kulla 7 e re bëhet ndërtesa e parë e qytetit të Nju Jorkut që fiton vlerësimin e artë të Lidershipit në Energjinë dhe Dizajnin Mjedisor (LEED) nga organizata jofitimprurëse Këshilli i Ndërtimit të Gjelbër Amerikan.

Ndër qeramarrësit e saj kryesorë janë Broadcast Music, Inc. (BMI), Jeffrey Beers International, Mansueto Ventures, Moet Hennessy USA, Moody's Corporation, New York Academy of Sciences, Silverstein Properties, WilmerHale dhe Zola.

Tani
Fillimisht 7 Qendra Botërore e Tregtisë

Kulla e re 7
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021
Parku i ri familjar Silverstein

Parku i ri familjar Silverstein, me formë trekëndore në pjesën lindore të gjurmës origjinale të Kullës 7, përfundohet në vitin 2014.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021

I projektuar nga arkitekti i Nju Jorkut, Ken Smith, parku prej 1390 metrash katrorë përmban një shatërvan të rrumbullaktë të rrethuar nga pemë dhe bimësi. Do të shërbejë si një mjedis çlodhjeje për punonjësit e zyrave, vendasit dhe vizitorët.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOAAug. 24, 2021

E vendosur fillimisht në qendër të shatërvanit të parkut ndodhej skulptura "Lulja ballon" e artistit amerikan Jeff Koons. Skulptura prej çeliku e lartë 2.7 metra, e cila u shndërrua në simbolin e këtij parku, u hoq në tetor 2018 për restaurim, ndërkohë që shatërvani po riparohej. Shatërvani filloi të funksionojë sërish më vonë, por kompania Silverstein Properties i tha Zërit të Amerikës se skulptura ishte ende duke u restauruar në Evropë.

Sources
  • BBC
  • CNN
  • Federal Emergency Management Agency (FEMA)
  • Ken Smith Workshop
  • Lower Manhattan Development Corporation
  • National Institute of Standards and Technology (NIST)
  • New York Times
  • New Yorker magazine
  • Park Odyssey (Blog)
  • Silverstein Properties email to VOA regarding Balloon Flower and 7 WTC tenant list
  • Tribeca Citizen
  • WTC.com (Silverstein Properties)
 

Fillimisht Kisha Ortodokse e Shën Nikollës

Përpara 11 shtatorit
Fillimisht Kisha Ortodokse e Shën Nikollës

Credit: Greek Orthodox Archdiocese of America
Credit: Greek Orthodox Archdiocese of AmericaDate Unknown

Kisha Ortodokse e Shën Nikollës u themelua në 1916 nga emigrantë grekë, të cilët u vendosën në Manhatanin e Poshtëm, pasi mbërritën në ishullin Ellis i ndodhur aty pranë.

Ata e ngritën kishën në një objekt që u ndërtua rreth vitit 1830 si një vendbanim privat, të cilin e blenë për 25'000 dollarë. Themeluesit, shumë prej tyre punëtorë të anijeve, ia dedikojnë Shën Nikollës, shenjtit mbrojtës të marinarëve, shtëpinë e transformuar në vend adhurimi në adresën 155 Cedar Street.

Më 11 shtator
Fillimisht Kisha Ortodokse e Shën Nikollës

Credit: Eric O’Connell
Credit: Eric O’Connell11 shtator 2001

Shën Nikolla rrafshohet nga shembja e Kullës së Jugut më 11 shtator. Askush nuk u gjend brenda kishës, e cila është objekti i vetëm fetar që shkatërrohet gjatë sulmeve. Gjatë pastrimit të objektit, rikuperohen disa artifakte fetare, ndër të tjera edhe një këmbanë e vogël dhe një ikonë prej letre.

Në vitin 2011
Fillimisht Kisha Ortodokse e Shën Nikollës

Vendndodhja e ardhshme e Qendrës për Sigurinë e Makinave
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA30 korrik 2011

Pas vitesh negociatash mbi fatin e truallit ku dikur ndodhej kisha, autoritetet vendore dhe shtetërore arrijnë një marrëveshje paraprake me Kryepeshkopatën Ortodokse Greke të Amerikës në korrik 2008 që kisha të rindërtohet në një park të ardhshëm një bllok më në lindje të vendndodhjes origjinale të ndërtesës. Marrëveshja parashikon që kryepeshkopata të transferojë të drejtat e tokës për truallin e kishës së shkatërruar në 155 Cedar Street tek Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit, në mënyrë që ai të fillojë gërmimin e vendit për të ndërtuar një Qendër nëntokësore të Sigurisë së Automjeteve për Kompleksin e ri të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Në këmbim të transferimit të pronësisë, Autoriteti Portual bie dakord t'i japë kryepeshkopatës 20 milionë dollarë për rindërtimin e kishës në një hapësirë më të madhe në vendin e ri, dhe të shpenzojë 20 deri në 40 milionë dollarë të tjerë për ndërtimin e një platforme për të mbështetur ndërtesën e re mbi Qendrën e Sigurisë së Automjeteve.

Por negociatat për të finalizuar marrëveshjen ndalen në mars 2009. Autoriteti Portual fillon në mesin e vitit 2010 gërmimet në vendndodhjen e kishës, duke thënë se nuk mundet të presë më gjatë për të filluar ndërtimin e Qendrës për Sigurinë e Automjeteve, e cila do të shërbejë si një arterie kryesore për rindërtimin e kompleksit të Qendrës Botërore të Tregtisë. Kryepeshkopata bën padi gjyqësore ndaj Autoritetit Portual në shkurt 2011, duke e akuzuar për shkelje të pronësisë dhe të kushteve të marrëveshjes paraprake për tokën.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërmjetëson një marrëveshje përfundimtare mes palëve më 14 tetor 2011, duke i mundësuar kryepeshkopatës të fillojë punën për projektimin e kishës së re.

Tani
Fillimisht Kisha Ortodokse e Shën Nikollës

Parku i ri i Lirisë
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021

Parku i Lirisë (Liberty Park), një hapësirë çlodhjeje me sipërfaqe 4000 metra katrorë e ngritur në nivelin 7 metra mbi rrugën Liberty, hapet për publikun më 29 qershor 2016. Parku në formë drejtkëndëshe ndodhet në tarracën e Qendrës së Sigurisë së Automjeteve, një strukturë për kontrollin e kamionëve dhe autobusëve që hyjnë në hapësirën nëntokësore të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Projekti i arkitektit amerikan Joseph E. Brown, në pronësi të Autoritetit Portual të Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit, zbulohet në vitin 2013 dhe ndërtimi i projektit prej 50 milionë dollarësh fillon vitin pasues.

Pas përfundimit të tij, dy skulptura ikonike gjenden në platformën e ngritur të parkut.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021

Njëra është Sfera e artistit gjerman Fritz Koenig, e cila fillimisht ishte në zemër të Qendrës Botërore të Tregtisë në Sheshin Austin J. Tobin derisa u dëmtua nga shembja e Kullave Binjake në 11 shtator. Skulptura prej bronzi me lartësi 7 metra u shfaq për herë të parë në Battery Park aty pranë më 11 mars 2002 dhe mbetet atje deri në 2012, kur rinovimet e parkut kërkojnë që ajo të vendoset në magazinim. Filloi një fushatë publike për të bërë thirrje për ekspozimin e Sferës në kompleksin e Qendrës Botërore të Tregtisë. Pas vdekjes së artistit Koenig më 22 shkurt 2017, vepra e tij zhvendoset në Liberty Park më 6 shtator të atij viti. Sfera është zbuluar zyrtarisht në park në një ceremoni më 29 nëntor 2017.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021

Skulptura tjetër është Monumenti i Përgjigjes së Amerikës nga artisti amerikan Douwe Blumberg.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021

Vepra prej bronzi 4 metra e lartë paraqet një ushtar të Forcave Speciale amerikane mbi kalë, në nderim të trupave amerikane që u dislokuan në Afganistan në përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit dhe përdorën kuaj afganë në fazat e hershme të betejës së tyre kundër militantëve talebanë që strehonin al-Kaidën. Blumberg merr frymëzimin për skulpturën nga fotot e qeverisë amerikane të trupave amerikane që lëviznin me kalë përkrah fiseve aleate afgane për të përshkuar terrenin e vështirë malor në tetor 2001.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht 2021

Monumenti i Përgjigjes së Amerikës u shfaq për herë të parë më 11 nëntor 2011, në hollin e Qendrës Financiare One World, ngjitur me Kuotën Zero. Ai zhvendoset dhe ridedikohet më 19 tetor 2012, në një mjedis të hapur në rrugën Vesey, pranë hyrjes së stacionit të përkohshëm hekurudhor PATH dhe Qendrës Tregtare One World në ndërtim. Skulptura më pas zhvendoset përfundimisht në Liberty Park dhe dedikohet për herë të tretë në një ceremoni më 13 shtator 2016.

Qendra e re e Sigurisë së Makinave
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021

Qendra e Sigurisë së Automjeteve të Qendrës Botërore të Tregtisë (VSC) hapet për përdorim publik, duke pranuar edhe dërgesat rutinë të paketave për qeramarrësit, më 31 tetor 2014, tre ditë para se Kulla 1 të hapet zyrtarisht për biznes. Hyrja nga Liberty Street e qendrës VSC shërben si një pikë hyrjeje dhe një objekt ku bëhet kontrolli për kamionët, autobusët dhe makinat e regjistruara paraprakisht që futen në rrjetin nëntokësor të rrugëve, platformat e ngarkimit dhe vendet e parkimit për ndërtesat e ndryshme të kompleksit. Nuk lejohet hyrja e publikut për parkim.

Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit, i cili zotëron qendrën VSC, autorizon ndërtimin e projektit prej 667 milionë dollarësh dhe fillon gërmimet në mesin e vitit 2010. Çatia njëkatëshe prej betoni e strukturës hyrëse të VSC-së përfundon në vitin 2013, duke bërë të mundur që ndërtimi i Liberty Park në çatinë e strukturës të fillojë vitin e ardhshëm.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht 2021

Një nga karakteristikat më dalluese të hyrjes në VSC është një "mur i gjallë" bimësh me lartësi 91 metra që zbret në nivelin e rrugës nga skaji verior i parkut në çati.

Sources
  • 6sqft (news about New York City neighborhoods)
  • The American Legion
  • The Architect’s Newspaper
  • CBS News
  • CNBC
  • Flatiron Construction Corp
  • Gothamist (New York City local news)
  • Greenroofs.com
  • New York Daily News
  • New York Post
  • New York Times
  • New York YIMBY (Yes In My Backyard)
  • Observer (New York)
  • The Oklahoman
  • The Pace Companies
  • Port Authority of New York and New Jersey
  • Pro Landscaper (Britain-based landscaping sector publication)
  • Project MUSE (Johns Hopkins University)
  • Tectonic Engineering Consultants, Geologists & Land Surveyors, D.P.C.
  • The Tribeca Trib
  • USA Today
  • Wall Street Journal
 

Zona në ndërtim e Deutsche Bank

Përpara 11 shtatorit
Zona në ndërtim e Deutsche Bank

Credit: Scott Murphy
Credit: Scott Murphy1997

Një ndërtesë zyrash me 40 kate dhe një shesh të ngritur në pronësi të firmës bankare amerikane Bankers Trust u hap në adresën Liberty 130 në vitin 1974. E njohur si Bankers Trust Plaza, kulla prej çeliku kishte një fasadë prej alumini të zi dhe xhama të errët. Ajo quhet Ndërtesa e Deutsche Bank pasi banka gjermane bleu bankën amerikane Bankers Trust në vitin 1999.

Më 11 shtator
Zona në ndërtim e Deutsche Bank

Credit: Bri Rodriguez, FEMA News
Credit: Bri Rodriguez, FEMA News27 shtator, 2001

Ndërtesa e Deutsche Bank u evakuua pothuajse tërësisht më 11 shtator, kur mbetjet nga shembja e Kullës Jugore lanë një të çarë të madhe në fasadën e saj. Një roje sigurie që ndihmoi në evakuim, Francisco Bourdier, gjeti vdekjen. Kulla pësoi ndotje me pluhur toksik nga WTC dhe myku i shkaktuar nga shiu që hynte përmes dritareve të thyera. Ajo u mbuluar me rrjetë për të parandaluar rënien e mbetjeve.

Kompania Deutsche Bank e shpalli kullën të pabanueshme në vitin 2002 dhe kërkon 1.7 miliardë dollarë nga kompanitë e saj të siguracionit, dy prej të cilëve nuk u pajtuan me vlerësimin dhe thanë se ndërtesa mund të pastrohej dhe rindërtohej. Një betejë ligjore filloi kur Deutsche Bank paditi kompanitë Allianz dhe AXA në gusht të vitit 2003 për t'i detyruar ato të bënin pagesa të plota.

Në vitin 2011
Zona në ndërtim e Deutsche Bank

Vendi i Qendrës së ardhshme të Sigurisë së Automjeteve dhe 5 WTC
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA30 korrik, 2011

Pothuajse një dekadë pasi sulmet e 11 shtatorit e bënë godinën e kompanisë Deutsche Bank të papërdorshme, shembja e saj përfundoi në shkurt të vitit 2011 kur punëtorët arritën në nivelin e nëndheshëm të ndërtesës.

Në hapin e parë drejt shkatërrimit të kullës, Korporata e Zhvillimit të Manhatanit të Poshtëm (LMDC), një korporatë e përbashkët e qytetit dhe shtetit të Nju Jorkut e ngarkuar me punën për rigjallërimin e zonës pas 11 shtatorit, premtoi ta blejë pronën nga Deutsche Bank për 90 milionë dollarë dhe të paguajë për procesin e prishjes së godinës si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në shkurt të vitit 2004. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga ish-udhëheqësi i shumicës së Senatit amerikan George Mitchell, gjithashtu kërkonte që banka gjermane të merrte 140 milionë dollarë të tjera nga kompanitë e siguracionit të godinës, duke zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre ligjore mbi humbjen e kullës. Një element tjetër i marrëveshjes parashikonte që një pjesë e truallit, pasi të shembej ndërtesa, të përdorej pjesërisht për ndërtimin e Qendrës së Sigurisë së Automjeteve për t'i shërbyer kompleksit të Qendrës Botërore të Tregtisë. Pjesa tjetër u rezervua për ndërtimin e propozuar të një kulle të Qendrës Botërore e Tregtisë 5 që do të zgjeronte perimetrin origjinal të kompleksit WTC në jug deri në Rrugën Albany.

LMDC mori pronësinë e zonës në adresën 130 Liberty më 31 gusht 2004. Por pengesat për një prishje të shpejtë u shfaqën në vitet në vijim. Autoritetet gjetën më shumë substanca të dëmshme në ndërtesë nga sa ishte parashikuar, duke çuar në mosmarrëveshje mjedisore dhe financiare që përfshinin banorët aty pranë, rregullatorët dhe kontraktorët në lidhje me proceset e rrezikshme të pastrimit të ndotësve toksikë dhe shkatërrimit. Punëtorët gjithashtu gjetën fragmente eshtrash në çatinë e ndërtesës në vitin 2005 dhe 2006 nga viktimat e 11 shtatorit gjatë shembjes së Kullës së Jugut, duke vonuar planet e prishjes për të mundësuar kërkime për më shumë eshtra. Që nga ajo kohë u gjetën më shumë se 700 fragmente eshtrash.

Shkatërrimi i godinës përfundimisht filloi më 19 mars 2007, kur punëtorët shkatërruan katin e 40-të të godinës. Trembëdhjetë kate të tjera u hoqën në katër muajt e ardhshëm si pjesë e një procesi në të cilin çdo kat duhej të dezinfektohej plotësisht para se të shkatërrohej.

Një zjarr i madh shpërtheu më 18 gusht 2007, duke dëmtuar katet 13 deri në 18 në godinën që ishte shkatërruar deri në katin e 26-të. Zjarrfikësit u përpoqën të shuanin flakët por dy prej tyre gjetën vdekjen nga thithja e tymit dhe të gjitha punimet e shkatërimit të ndërtesës u pezulluan.

Dezinfektimi rifilloi në maj 2008 pasi ndërtesa u cilësua me strukturë të shëndoshë dhe u bënë përmirësime të sigurisë nga zjarri. Procesi përfundoi në shtator 2009.

LMDC rifilloi shkatërrimin e godinës në nëntor të vitit 2009. Pasi shpenzoi më shumë se 260 milionë dollarë në procesin gjashtë vjeçar të shembjes së godinës me ndihmën e fondeve të qeverisë federale, LMDC përfundoi punën në shkurt të vitit 2011. Më pas korporata transferoi kontrollin e pjesës veriore të ish-godinës së Deutsche Bankë pranë Autoritetit Portual të Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit për të filluar gërmimet për ndërtimin e një Qendre të Sigurisë së Automjeteve për kompleksin WTC.

Tani
Zona në ndërtim e Deutsche Bank

Parcelë toke e rezervuar për WTC 5
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht, 2021

Dhjetë vjet pasi autoritetet përfunduan shembjen e godinës së dëmtuar më 11 shtator të Deutsche Bank, pjesa jugore e perimetrit të saj mbetet e pazhvilluar në vitin 2021, pasi planet për ndërtimin e një kulle të ardhshme të Qendrës Botërore Tregtare 5 presin miratimin nga disa agjencive qeveritare. Korporata e Zhvillimit të Manhatanit të Poshtëm ruan pronësinë e truallit të njohur si zona 5, e cila kufizohet nga rrugët Washington, Albany dhe Greenwich.

Pasi Sheshi Kombëtar i Memorialit të 11 Shtatorit u hap për publikun në shtator 2011, LMDC lejoi që pjesa jugore e zonës 5 të përdorej si zonë pritjeje për vizitorët me bileta për në shesh, i cili është i rrethuar nga një gardh. Zona e pritjes u lirua më 15 maj 2014, kur u mbajt një ceremoni dedikimi për Muzeun Kombëtar të 11 shtatorit dhe gardhi i Sheshit të Memorialit u hoq, duke u dhënë vizitorëve për herë të parë qasje falas në shesh.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht, 2021

Korporata LMDC vendosi ta zhvillojë pjesën jugore të liruar të zonës 5 në një park të përkohshëm si pjesë e një projekti me “Downtown Alliance”, një grup jofitimprurës që ndihmon bizneset e Manhatanit të Poshtëm. Parku u hap për publikun më 2 shtator 2014. Parku i quajtur Albany Street Plaza, përmbante stola, pemë dhe një pikturë murale shumëngjyrëshe në një mur që e ndan atë nga një stacion policor.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht, 2021

LMDC lejoi Autoritetin Portual të Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit të ndërtojë zyra të përkohshme në pjesën veriore të zonës 5 në vitin 2014.

Në një hap të madh drejt realizimit të vizionit të një kulle WTC 5, Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo, korporata LMDC dhe Autoriteti Portual bënë një kërkesë për propozime më 26 qershor 2019, duke kërkuar plane nga ndërtuesit për të dhënë me qera ose për të blerë zonën dhe për të ndërtuar një godinë tregtare ose për përdorime të ndryshme.

LMDC dhe Autoriteti Portual vendosën më 11 shkurt 2021, për të hyrë në negociata ekskluzive me një konsorcium ndërtuesish që propozoi marrjen me qera të zonës dhe ndërtimin e një kulle kryesisht banimi. Kontrata 99-vjeçare do të kërkojë nga ndërtuesit që të paguajnë qera direkt tek Autoriteti Portual.

Konsorciumi drejtohet nga firma amerikane Silverstein Properties dhe firma kanadeze Brookfield Properties dhe përfshin dy firma më të vogla me seli në Nju Jork, Omni New York dhe Dabar Development Partners.

Autoriteti Portual i tha Zërit të Amerikës se negociatat me konsorciumin për finalizimin e qerasë për WTC 5 vazhdonin ende në gusht dhe nuk dihet se kur ka të ngjarë të përfundojnë.

Kisha Ortodokse Greke e Shën Nikollës dhe Faltorja Kombëtare
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht, 2021

Gati 20 vjet pasi kisha origjinale u shkatërrua më 11 shtator, ndërtimi i një Kishe të re Ortodokse të Shën Nikollës dhe Faltores Kombëtare është pranë përfundimit në një zonë aty pranë. Ajo është projektuar nga arkitekti spanjoll Santiago Calatrava, të cilit Kryepeshkopata Ortodokse Greke e Amerikës së pari i besoi të hartonte planet për ndërtesën e re në vitin 2012.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht, 2021

Projekti i Calatravasit, që u bë i njohur në vitin 2013, parashikon një ndërtesë prej mermeri të bardhë me kubé të rrethuar nga katër shtylla, të modeluara sipas Hagia Sophia të Stambollit dhe Kishës së Shpëtimtarit të Shenjtë në Chora, dy ish-kisha ortodokse greke më vonë të shndërruara në xhami nga autoritetet turke në vitin 2020. E vendosur në rrugën Liberty 130 në anën lindore të Parkut të ri të Qendrës Botërore të Tregtisë, ndërtimi i projektit të vlerësuar prej 20 milionë dollarësh filloi me një ceremoni hapëse më 18 tetor 2014 dhe arriti fazëne ndërtimeve të mbulesës dhe vendosjes së një kryqi të përkohshëm në kupolën skeletore të ndërtesës më 29 nëntor 2016.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht, 2021

Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit, i cili ra dakord të lejojë kryepeshkopatën të rindërtojë kishën në rrugën Liberty 130, si pjesë e një marrëveshjeje të shkëmbimit të tokës në vitin 2011, nënshkroi një marrëveshje tjetër më 21 gusht 2017, për t'ia dhënë me qera zonën kryepeshkopatës për 198 vjet. Marrëveshja e re përcakton qeranë për kishën në 1 dollar në vit dhe i jep arqipeshkëvisë mundësinë për të blerë zonën në çdo kohë gjatë qerasë, gjithashtu për një tarifë nominale. Kryepeshkopata pranon të lejojë Autoritetin Portual të ruajë pronësinë e zonës në mënyrë që agjencia qeveritare të mbajë përgjegjësinë për sigurimin e lejeve dhe miratimeve rregullatore gjatë procesit të ndërtimit.

Por puna e ndërtimit ndaloi në dhjetor 2017 kur kompania suedeze e ndërtimit Skanska tha se kryepeshkopata nuk po e paguante. Kryepeshkopata zbuloi muaj më parë se kishte një deficit të rëndë financiar që ishte akulumuar prej vitesh dhe punësoi firmën PricewaterhouseCoopers në prill 2018 për të hetuar financat e projektit të kishës dhe kostot e mëdha.

Hetuesit arritën në përfundim në tetor të vitit 2018 se nuk kishte dëshmi për mashtrime ose keqpërdorim fondesh nga anëtarët e kryepeshkopatës. Kryepeshkopata pranoi gjithashtu thirrjen e hetuesve për krijimin e një njësie të re të pavarur, "Miqtë e Shën Nikollës", për të mbledhur fonde për të përfunduar projektin e ngecur.

Grupi Miqtë e Shën Nikollës mblodhi miliona dollarë shtesë nga donacione private, duke bërë të mundur që ndërtimi të rifillonte më 3 gusht 2020. Fondet e mbledhura arrijnë në 95 milionë dollarë në qershor 2021, pothuajse pesë herë kostos së parashikuar fillimisht për rindërtimin.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, kryepeshkopata tha se pjesa e jashtme e kishës pritet të përfundojë deri në mbrëmjen e 10 shtatorit 2021, kur do të ndriçohet nga brenda për herë të parë.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht, 2021
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht, 2021

Kryepeshkopata thotë se ndërsa punimet e brendshme do të vazhdojnë deri në vitin 2022, një ceremoni e hapjes së dyerve të kishës do të mbahet më 2 nëntor 2021, që të përkojë me një vizitë në Nju Jork të Patriarkut Ekumenik Bartolomeu I i Kostandinopojës me bazë në Turqi.

E ardhmja
Zona në ndërtim e Deutsche Bank

WTC 5
Credit: Kohn Pedersen Fox
Credit: Kohn Pedersen Fox

Propozimi nga kompanitë Silverstein Properties dhe Brookfield Properties për një Qendër Tregtare Botërore 5 në të ardhmen parashikon një ndërtesë 274 metra të lartë me rreth 80 kate.

Credit: Kohn Pedersen Fox
Credit: Kohn Pedersen Fox

Planimetria e kullës, projektuar nga firma arkitekturore Kohn Peterson Fox e Nju Jorkut, u bë publike në shkurt 2021. Ajo tregon ndërtesën me një bazë drejtkëndëshe 48 metra të lartë që mbështet disa blloqe të larta dhe kryqëzuese në formë drejtkëndëshe. Baza përfshin një podium të shitjeve me pakicë në nivelin e rrugës që mbështet 10 kate kryesisht për zyra. Mbi bazë janë 69 kate banimi me 1,325 apartamente me qera, në total 111,000 metra katrorë hapësirë banimi. Një e katërta e njësive përcaktohen si strehime "gjithmonë të përballueshme" që do t'u ofrohen familjeve me të ardhura vjetore 51,200 dollarë ose më pak.

Autoritetet thonë se procesi i sigurimit të miratimeve qeveritare për propozimin e firmës Silverstein-Brookfield do të vazhdojë deri në vitin 2022. Ata thonë se nëse plani për kullën WTC 5 siguron miratimin përfundimtar, pritet që ndërtimi të fillojë në vitin 2023 dhe të përfundojë në 2028.

Si pjesë e procesit të miratimit, ndërtuesit duhet të kërkojnë leje nga agjenci të ndryshme për të ndryshuar Planin e Përgjithshëm të Projektit t të Qendrës Tregtare Botërore (GPP) që e përcakton kullën WTC 5 si një godinë zyrash. Anëtarët e komunitetit gjithashtu do të pyeten për opinionet e tyre në ndryshimin e GPP-së.

Një grup banorësh të Manhatanit të Poshtëm dhe aktivistë për të drejtën e strehimit e kritikojnë planin e kullës WTC 5, duke thënë se ai siguron shumë pak strehim të përballueshëm në atë që në thelb është një kullë luksoze banimi. Ata kanë formuar Koalicionin për një kullë WTC 5 100% me qera të përballueshme që përpiqet të bëjë presion tek autoritetet dhe ndërtuesit që të rihartojnë rrënjësisht propozimin.

Kisha Ortodokse Greke e Shën Nikollës dhe Faltorja Kombëtare
Credit: Santiago Calatrava
Credit: Santiago Calatrava

Kisha Ortodokse Greke e Shën Nikollës dhe Faltorja Kombëtare do të jenë ndërtesa e vetme fetare brenda kompleksit të Qendrës Botërore të Tregtisë. Pjesa qëndrore e ndërtesës së re do të përdoret për shërbesat e lutjeve ortodokse greke, ndërsa një hapësirë e katit të 2 -të dhe salla sociale e katit të 3 -të do të përdoren për programe përkujtimore, arsimore, kulturore dhe ndërfetare.

Credit: Santiago Calatrava
Credit: Santiago Calatrava

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Kryepeshkopata Ortodokse Greke e Amerikës tha se ndërtimi i brendshëm i ndërtesës do të përfundojë deri në fillimin e Javës së Shenjtë të Pashkëve në prill 2022. Ajo thotë se tempulli i kishës do të hapet për publikun të Dielën e Pashkëve dhe për vizitat e jo-besimtarëve pas Javës së Shenjtë.

Kryepeshkopata thotë se sapo ndërtesa të hapet, ajo planifikon të ushtrojë të drejtën e saj për të blerë pronën nga Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit. Kryepeshkopata thotë se një shërbesë shenjtërimi është planifikuar gjithashtu për kishën-faltore në korrik 2022 për të festuar 100 vjetorin e saj.

Kryepeshkopata thotë se Faltorja Kombëtare do të shërbejë si një "monument i ushtarit të panjohur" për ata që u vranë më 11 shtator dhe një simbol i lirisë së fesë në Amerikë dhe "triumfit të dritës mbi errësirën". Kryepeshkopata thotë se ndërtesa ka të ngjarë të jetë një destinacion kryesor për vizitorët në Memorialin dhe Muzeun e 11 Shtatorit aty pranë dhe parashikon se do të bëhet kisha më e vizituar nga të krishterët jo-ortodoksë në botë.

Sources
  • 6sqft (news about New York City neighborhoods)
  • American Private Security Heraldry Society
  • The Architect’s Newspaper
  • Associated Press
  • CBS New York
  • THE CITY (New York City news)
  • CNN
  • Council on Tall Buildings and Urban Habitat (CTBUH)
  • dailyarchnews (Toronto)
  • Downtown Alliance
  • Emporis
  • Greek News (Greek American Newsweekly)
  • Greek Orthodox Archdiocese of America
  • Greek Reporter
  • Flikr.com 2016 photo by user “jag9889”
  • Friends of Saint Nicholas & Greek Orthodox Archdiocese of America phone interview with VOA
  • Lower Manhattan Development Corporation
  • New York Post
  • New York State Governor’s Press Release (George Pataki)
  • New York Times
  • New York YIMBY (Yes In My Backyard)
  • Port Authority of New York and New Jersey
  • Port Authority Police Benevolent Association
  • Religion News Service (RNS)
  • Saint Nicholas Greek Orthodox Church and National Shrine
  • Santiago Calatrava Architects & Engineers
  • Silverstein Properties
  • The Tribeca Trib
  • Urbanize New York City
  • Wall Street Journal
  • WestView News (The Voice of the West Village)
  • World-Architects
 

Fillimisht Holli Fiterman

Përpara 11 shtatorit
Fillimisht Holli Fiterman

Credit: Carmine A. Gualtieri
Credit: Carmine A. GualtieriNuk dihet

Një ndërtesë zyrash me 16 kate në adresën 30 West Broadway u hap në vitin 1959. Ajo u ble në vitin 1978 nga biznesmeni Miles Fiterman. Ai dhe gruaja e tij, Shirley ia dhuruan ndërtesën universitetit të qytetit të Nju Jorkut “Borough of Manhattan Community College” në vitin 1993.

Credit: BMCC
Credit: BMCCNuk dihet

E vlerësuar për 30 milionë dollarë, ndërtesa ishte dhurata më e vlefshme që i ishte dhënë ndonjëherë një kolegji të komunitetit amerikan në atë kohë. CUNY, një universitet publik i kontrolluar nga shteti i Nju Jorkut, e riemërton ndërtesën në Fiterman Hall për nder të çiftit dhe e përdori atë për të vendosur 40 klasa dhe laboratorë kompjuteri. Objektet e reja ndihmuan kolegjin BMCC të lehtësonte mungesën e ambjenteve në qendrën e saj kryesore disa blloqe larg.

Më 11 shtator
Fillimisht Holli Fiterman

FEMA World Trade Center Building Performance Study, published May 2002
FEMA World Trade Center Building Performance Study, published May 20022001, pas-11/9

Më shumë se 1,000 studentë, dhe personel i universitetit ishin brenda në Fiterman Hall në mëngjesin e 11 shtatorit, pasi ndërtesa po bënte një rinovim prej 275 milionë dollarës që filloi në vitin 2000 për të instaluar infrastrukturë të re në klasa dhe për ta transformuar atë. Rinovimet po vazhdonin për disa javë kur ata që ishin në Fiterman Hall dëgjuan shpërthimin nga avioni 11 i American Airlines që goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Duke parë ndikimin e shpërthimit një bllok më tutje, fakulteti dhe stafi i kolegjit Fiterman Hall ndërprenë mësimin dhe evakuojnë ndërtesën.

Credit: Ron Spalter, Ed Sullivan and Carmine Gualtieri
Credit: Ron Spalter, Ed Sullivan and Carmine Gualtieri2001, pas-11/9
Credit: Ron Spalter, Ed Sullivan and Carmine Gualtieri
Credit: Ron Spalter, Ed Sullivan and Carmine Gualtieri2001, pas-11/9
Credit: Ron Spalter, Ed Sullivan and Carmine Gualtieri
Credit: Ron Spalter, Ed Sullivan and Carmine Gualtieri2001, pas-11/9
Credit: Ron Spalter, Ed Sullivan and Carmine Gualtieri
Credit: Ron Spalter, Ed Sullivan and Carmine Gualtieri2001, pas-11/9

Pas shembjes së Kullave Binjake, stafi në ndërtesën Fiterman Hall u zhvendos në kampusin kryesor të BMCC disa blloqe më larg për të ndihmuar personelin e Autoritetit Portual të shndërrojë një palestër në një pikë shpërndarje.

Në 17:20 pasdite, shembja e WTC 7 përballë godinës Fiterman Hall bën që një grumbull i madh mbetjesh të grumbullohen jashtë fasadës jugore të kolegjit dhe të depërtojnë brenda.

Credit: Ron Spalter, Ed Sullivan and Carmine Gualtieri
Credit: Ron Spalter, Ed Sullivan and Carmine Gualtieri2001, pas-11/9

Pluhuri toksik dhe myku e bënë ndërtesën të pabanueshme. Punëtorët mbyllën të çarat në strukturë dhe e mbuluan atë me rrjetë të zezë në javët pas sulmeve.

CUNY bëri thirrje që godina Fiterman Hall të shembej dhe rindërtohej dhe u ankua se ishte i vetmi institucion i arsimit të lartë amerikan që ishte dëmtuar rëndë nga një sulm terrorist.

Në vitin 2011
Fillimisht Holli Fiterman

Credit: Alison Klein, VOA
Credit: Alison Klein, VOA29 korrik, 2011

Ndërtimi i një godine të re Fiterman Hall ishte drejt përfundimit në vitin 2011 pas disa vite vonesash në prishjen e godinës së dëmtuar.

Në vitet e para pas 11 shtatorit, godina e dëmtuar Fiterman Hall mbeti e mbuluar ndërsa CUNY argumentoi me kompanitë e siguracionit për fatin e ndërtesës. Kompania e sigurimeve FM Global tha se Fiterman Hall mund të riparohej, ndërsa CUNY këmbënguli se është e pariparueshme. Mosmarrëveshja u zgjidh në vitin 2004 kur FM Global ra dakord t’i paguajë 90 milionë dollarë CUNY-t për dëmet ndaj ndërtesës.

Më vonë në 2004, CUNY punësoi firmën arkitekturore Pei Cobb Freed & Partners për të hartuar një plan shembjeje dhe pastrimi të Fiterman Hall që do të mbronte zonën përreth nga toksinat brenda ndërtesës. Firma gjithashtu kishte për detyrë të hartonte dhe përfundimisht të ndërtonte një godinë të re Fiterman Hall në të njëjtin vend. Por ndodhën më shumë vonesa pasi planet ishin subjekt i rishikimeve të zgjatura rregullatore dhe ndërsa CUNY kërkoi fonde të mjaftueshme nga qyteti dhe shteti për të ecur përpara me projektin.

Planet e CUNY dështuan në vitin 2007 kur një zjarr vdekjeprurës ndali ndërtimin e godinës pranë Deutsche Bank, gjithashtu e dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga sulmet e 11 shtatorit. Zjarri ngriti shqetësime të reja të sigurisë në lidhje me shkatërrimin në pritje të godinës Fiterman Hall dhe rregullatorët kërkuan që CUNY të paraqiste propozime të reja që ishin subjekt i shqyrtimit të mëtejshëm.

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit miratoi planin e dezinfektimit të CUNY për godinën Fiterman Hall në mars 2008 dhe filloi procesi. CUNY merr një shtytje tjetër më 13 nëntor të atij viti kur autoritetet njoftuan një marrëveshje për të financuar koston prej 325 milionë dollarësh për prishjen e ndërtesës së vjetër dhe ndërtimin e asaj të re. Financimi përfshinte 139 milionë dollarë nga qeveria e qytetit të Nju Jorkut, 80 milionë dollarë nga pagesa e siguracionit të CUNY dhe fonde shtesë nga autoritetet shtetërore të CUNY dhe Nju Jorkut.

Dezinfektimi i godinës së vjetër Fiterman përfundoi në maj 2009 dhe filloi shkatërrimi, duke u rrafshuar në nëntor të atij viti. CUNY lëvizi me shpejtësi për të filluar rindërtimin, duke zhvilluar një ceremoni për ndërtesën e re Fiterman më 1 dhjetor.

Tani
Fillimisht Holli Fiterman

New Fiterman Hall
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht, 2021

Pothuajse 11 vjet pasi godina e vjetër Fiterman Hall u dëmtua në mënyrë të pariparueshme më 11 shtator, godina e re Fiterman hapet për klasat e saj të para më 27 gusht 2012, pasi ndërtimi i brendshëm vazhdonte në disa pjesë të ndërtesës. Ndër objektet që ende po ndërtohen janë një galeri arti dhe një kafene.

Pasi të përfundonte ndërtimi i brendshëm, godina e rindërtuar Fiterman kishte rreth 37,100 metra katrorë hapësirë të përdorshme, krahasuar me 34,800 në ndërtesën e saj të vjetër.

Ndërtesa e re 14-katëshe dallohet nga ndërtesat e zyrave përreth pasi ka një pamje të jashtme me tulla të kuqe dhe xham të tejdukshëm për të lejuar që kalimtarët të shohin se çfarë po ndodh brenda ndërtesës dhe për të inkurajuar përdorimin e objekteve të saj nga komuniteti, të cilat përfshijnë një qendër konferencash në katin e sipërm.

80 klasat e reja dhe laboratorët kompjuterikë të Fiterman Hall kanë teknologji të përparuar arsimore dhe rritën kapacitetin e BMCC-së në vitin 2012 me një të tretën, duke lehtësuar mbipopullimin në kampusin e tij kryesor në rrugën Chambers, ku shumë studentë kishin ndjekur mësimet në klasa të përkohshme.

Firma arkitekturore, Pei Cobb Freed & Partners, thotë se kushtet në godinë dhe "atmosfera e gjallë e hapësirave dinamike, të mbushura me dritë japin një kontribut jetësor në rinovimin e vazhdueshëm të zonës".

Sources
  • Instituti Amerikan i Arkitektëve
  • amNY Downtown Express
  • Borough of Manhattan Community College (BMCC)
  • New York Daily News
  • New York Times
  • PAL Environmental Services
  • Professional Staff Congress (PSC) CUNY
  • PRWeb
 

Fillimisht Sheshi i Qendrës Botërore të Tregtisë

Përpara 11 shtatorit
Fillimisht Sheshi i Qendrës Botërore të Tregtisë

Credit: Library of Congress, Prints & Photographs Division, Balthazar Korab Collection
Credit: Library of Congress, Prints & Photographs Division, Balthazar Korab Collection1976

Kullat dhe sheshi i Qendrës Botërore të Tregtisë u inauguruan në një ceremoni më 4 prill 1973. Pjesa qendrore e sheshit, e instaluar në vitin 1972, ishte një skulpturë prej bronzi e artistit gjerman Fritz Koenig.

Një studim i profesorit të historisë së artit në Universitetin Columbia Holger A. Klein tregon se historia e skulpturës filloi në vitin 1967, kur arkitekti amerikan dhe projektuesi i Qendrës Botërore të Tregtisë Minoru Yamasaki kontaktoi artistin Koenig për t'i kërkuar atij të projektonte një skulpturë të madhe për godinën e ardhsme WTC Plaza. Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit miratoi modelin e skulpturës të Koenig-ut në vitin 1968 dhe e ngarkoi atë të krijonte versionin e plotë, për të cilin ai filloi të punojë më vonë atë vit në Gjermani. Pas përfundimit të skulpturës, ai e dërgoi atë në portin e Bremenit për t'u transportuar në një arkë prej druri për në Nju Jork, ku mbërriti në fillim të vitit 1972 përpara instalimit të tij në WTC Plaza.

Credit: Library of Congress, Prints & Photographs Division, Balthazar Korab Collection
Credit: Library of Congress, Prints & Photographs Division, Balthazar Korab Collection1976

E titulluar “Great Caryatid Sphere, N.Y.” nga Koenig, drejtori ekzekutiv i Autoritetit Portual Austin J. Tobin vlerësoi skulpturën rrotulluese si një simbol të paqes botërore përmes tregtisë. Banorët e Nju Jorkut zakonisht i referohen asaj thjesht si "Sfera".

Pas vdekjes së Tobin në vitin 1978, Autoriteti Portual e riemëron sheshin WTC Plaza për nder të tij duke e quajtur Austin J. Tobin Plaza.

Më 11 shtator
Fillimisht Sheshi i Qendrës Botërore të Tregtisë

Credit: Bri Rodriguez, FEMA News
Credit: Bri Rodriguez, FEMA News27 shtator, 2001

Rrëzimi i Kullave Binjake shkatërroi sheshin, por Sfera pësoi vetëm dëme të vogla. Ajo u zhvendos përkohësisht në Parkun Battery aty pranë në vitin 2002 dhe shërben si dëshmi për viktimat e sulmeve.

Në vitin 2011
Fillimisht Sheshi i Qendrës Botërore të Tregtisë

New Museum Pavillion
Credit: Michael Lipin, VOA
Credit: Michael Lipin, VOA30 korrik, 2011

Sheshi i ri Memorial 9/11 ishte drejt përfundimit në korrik 2011 në vendin ku dikur qëndronte sheshi Austin J. Tobin. Ai u hap për publikun më 12 shtator, një ditë pas 10 vjetorit të sulmeve. Në qendër të sheshit është një pavion i ri mbi tokë për një Muze Memorial nëntokësor të 11 shtatorit që mbetet në ndërtim.

Procesi i ndërtimit të kompleksit përkujtimor dhe muzeut filloi në korrik 2002, kur Korporata për Zhvillimin e Manhatanit të Poshtëm (LMDC), një korporatë e përbashkët e qytetit dhe shtetit të Nju Jorkut, e ngarkuar me rigjallërimin e zonës pas 11 shtatorit, hartoi një projekt-deklaratë të misionit për projektin. Bordi i drejtorëve të LMDC-së miratoi deklaratën përfundimtare të misionit në prill 2003 pasi kërkoi të dhëna nga familjet e viktimave të 11 shtatorit, të mbijetuarit, punonjësit e reagimit të shpejtë, banorët e zonës dhe të tjerët. Deklarata autorizoi një Fondacion për Memorialin e Qendrës Botërore të Tregtisë, "të zotërojë, ndërtojë, operojë dhe mirëmbajë një strukturë përkujtimore dhe pajisje të ngjashme në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë". Një detyrë kryesore e hershme e fondacionit ishte mbledhja e fondeve për projektin përmes kontributeve bamirëse, një aktivitet i cili i ndalohet LMDC-së për shkak të statusit të tij si agjenci shtetërore. Fondacioni aplikoi për statusin e përjashtimit nga taksat në shtator 2003 dhe mori miratimin federal menjëherë pas kësaj, duke i mundësuar atij të fillojë të marrë donacione private.

Ndërtimi paraprak i projektit të Memorialit filloi në mars 2006 me ndërtimin e rrethimeve mbrojtëse përreth kolonave të mbijetuara të perimetrit në bazat e Kullave Binjake. Autoriteti Portual i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit ra dakord të marrë përsipër të gjithë ndërtimin e projektit në korrik 2006, pasi autoritetet e shtetit dhe qytetit të Nju Jorkut vendosin se kjo e bën më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme procesin, kur një njësi është përgjegjëse për të gjitha punët e ndërtimit në kompleksin WTC.

Fondacioni ndryshoi emrin në Memorial dhe Muze Kombëtar i 11 Shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë në gusht 2007 për të pasqyruar më mirë misionin e projektit për të përkujtuar një tragjedi kombëtare.

Tani
Fillimisht Sheshi i Qendrës Botërore të Tregtisë

Pavioni i Muzeut të Ri
Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA25 gusht, 2021

Muzeu i ri Përkujtimor i 11 Shtatorit u inaugurua përmes një ceremonie më 15 maj 2014, drejtuar nga presidenti i atëhershëm Barack Obama dhe kryetari i Memorialit të 11 Shtatorit Michael Bloomberg. Muzeu u hap për publikun më 21 maj pas tetë vitesh ndërtimi, kostoja e të cilit, përfshirë sheshin e Memorialit që u hap në vitin 2011, arrin në 700 milionë dollarë. Kompleksi i muzeut dhe memorialit është më i shtrenjti që është ndërtuar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht, 2021

Pavioni i hyrjes mbi tokë është projektuar nga firma arkitekturore norvegjeze Snøhetta, ndërsa hapësirat e muzeut nën tokë janë projektuar nga firma arkitekturore Davis Brody Bond me seli në Nju Jork. Hapësirat e saj muzeale janë projektuar nga firmat e qytetit të Nju Jorkut Thinc Design and Local Projects, LLC dhe Layman Design me seli në Illinoi.

Credit: Vladimir Badikov, VOA
Credit: Vladimir Badikov, VOA24 gusht, 2021

Muzeu ka 10,200 metra katror hapësirë kushtuar 11 Shtatorit dhe shpërthimeve terroriste të 26 shkurtit 1993, në Qendrën Botërore të Tregtisë përmes objekteve, imazheve, historive personale dhe teknologjisë ndërvepruese. Vizitorët zbresin në një hapërisë të madhe nëntokësore ku ka qenë kompleksi origjinal i WTC. Dy hapësirat kryesore të muzeut janë Salla Përkujtimore që përmban një mur me vargje të poetit të lashtë romak Virgjil ku thuhet "Asnjë ditë nuk do t'ju fshijë nga kujtesa e kohës;" dhe Salla e Fondacionit që përmban një pjesë të murit fillestar të WTC-së, një mur mbrojtës të ndërtuar për të mbajtur jashtë ujërat e lumit Hadsën aty pranë.

Pika të tjera kryesore të muzeut përfshijnë Shkallët e të Mbijetuarëve, një shkallë që ishte pjesë e sheshit origjinal të WTC dhe u siguroi shpëtim punonjësve të zyrave që të largoheshin nga kompleksi WTC më 11 shtator; dhe Kolona e Fundit, një copë çeliku e WTC që ishte e fundit që u hoq nga Kuota Zero në maj 2002.

Në kompleksin nëntokësor, një element që zgjoi polemika është një dhomë me eshtrat e paidentifikuara të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit. Ajo ndodhet prapa murit të Sallës Përkujtimore të muzeut dhe është i kalueshëm vetëm për stafin e Zyrës së Shefit të Ekzaminuesit Mjekësor të Qytetit të Nju Jorkut. Një hapësirë private ekskluzivisht për të afërmit e viktimave të 11 shtatorit e quajtur Dhoma e Reflektimit është pranë depove. Në kohën e hapjes së muzeut, dhoma kishte rreth 8,000 pjesë eshtrash njerëzore që ekzaminuesit mjekësorë kanë për detyrë të përpiqen të identifikojnë si pjesë e një operacioni të papërfunduar në një laborator të ADN-së.

Debati gjithashtu është i zjarrtë mbi çmimin origjinal të biletës së muzeut prej 24 dollarësh për të rriturit. Disa pjesëtarë të familjeve të viktimave të 11 shtatorit e quajnë atë të tepruar. Përkrahësit thonë se çmimi i biletës për të rritur, i cili është rritur në 26 dollarë, është në përputhje me përmasat dhe vlerën e muzeut dhe kompleksit përkujtimor, shpenzimet e funksionimit dhe menaxhimit të të cilit për vitin 2019 arrijnë në 73 milionë dollarë.

Sipas zyrtarëve të Memorialit dhe Muzeu Kombëtar të 11 Shtatorit më shumë se 17 milionë njerëz e kanë vizituar muzeun që nga hapja e tij në maj 2014. Ata thonë se më shumë se 50 milionë njerëz nga e gjithë bota kanë vizituar sheshin e Memorialit që kur u hap në vitin 2011.

Sources
  • Christian Science Monitor
  • Columbia University
  • DNAinfo
  • Lower Manhattan Development Corporation
  • National September 11 Memorial and Museum
  • NBC News
  • New York Times
  • NPR
  • Observer (New York)
  • Port Authority of New York and New Jersey
  • USA Today